Postuar më: 06/10/2015

Njoftim për kandidatët nga trojet që nuk janë shpallur fitues në raundin e parë

Njoftim për kandidatët nga trojet që nuk janë shpallur fitues në raundin e parë

Ministria e Arsimit dhe Sportit njofton kandidatët nga Republika e Kosovës, si dhe kandidatët shqiptarë nga Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, që kanë aplikuar brenda afateve për ndjekjen e studimeve t? ciklit t? par? të studimeve me kohë të plotë, si dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, në institucionet publike të arsimit të lartë, për vitin akademik 2015 – 2016”, por nuk janë shpallur fitues në raundin e parë të përzgjedhjes, të dërgojnë preferencat e tyre me postë elektronike (e-mail) në adresat lajda.bana@arsimi.gov.al dhe dhimiter.bako@arsimi.gov.al lidhur me rishpërndarjen eventuale të kuotave për vendet që rezultojnë vakante pas shpalljes së fituesve në raundin e parë.

Aplikimi duhet të përmbajë  shprehjen e tre preferencave në rend preferencial zbritës, si më poshtë:

Preferenca 1:                programi i studimit,                   Institucioni i Arsimit të Lartë;
Preferenca 2:                programi i studimit,                   Institucioni i Arsimit të Lartë;
Preferenca 3:                programi i studimit,                   Institucioni i Arsimit të Lartë;

Aplikimi mund të kryhet deri në datën 14 tetor 2015.

Udhëzim Nr. 39, datë 06.10.2015 “Për dis andryshime në Udhëzimin Nr. 26, datë 18.08.2015 “Për procedurat e pranimit dhe regjistrimit për kandidatët nga Republika e Kosovës, si dhe kandidatët Shqiptarë nga Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë, si dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, në institucionet publike të arsimit të lartë, për vitin akademik 2015-2016″”