Ministria e Arsimit dhe Sportit pas hartimit të draftit paraprak të strategjisë kombëtare për kërkimin shkencor, teknologjinë dhe inovacionin 2023-2030 dhe të planit të veprimit për zbatimin e saj”, ka filluar konsultimin publik të draftit të hartuar. Strategjia adreson prioritetet që lidhen me kërkimin shkencor, teknologjinë dhe inovacionin, bazuar në standarde të krahasueshme me ato të vendeve të BE-së.
Në mbështetje dhe garantim të efikasitetit të procesit të konsultimit, Ministria e Arsimit dhe Sportit vlerëson dhe mirëpret komentet/sugjerimet tuaja mbi draftstrategjinë deri më 11.4.2023 në adresat e mëposhtme:
DRAFT STRATEGJIA KOMBËTARE PËR KËRKIMIN SHKENCOR, TEKNOLOGJINË DHE INOVACIONIN 2023-2030