Postuar më: 17/05/2024

NJOFTIM PËR PËRDITËSIMIN E LISTËS SË TITUJVE REKOMANDUES PËR BIBLIOTEKAT E SHKOLLAVE

Ministria e Arsimit dhe Sportit (MAS) ka filluar procesin e përditësimit të listës aktuale të titujve rekomandues për bibliotekat e institucioneve të arsimit parauniversitar publik, të miratuar në tetor 2023. Për këtë, mirëpresim bashkëpunimin e shoqatave të botuesve dhe shtëpive botuese për të propozuar tituj të rinj të literaturës artistike/didaktike, të cilët nuk janë përfshirë në këtë listë. Titujt që do të propozohen duhet të kenë certifikatën e të drejtës së autorit që lëshohet nga Drejtoria e të Drejtave të Autorit në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ose të jenë domen publik.

Ju informojmë se, në listën përfundimtare me titujt rekomandues për bibliotekat e shkollave, që MAS do të miratojë, nuk do të përfshihet asnjë libër që nuk ka të drejtën e autorit.

Propozimet për titujt e rinj të plotësohet sipas modelit , kliko këtu.

Propozimet e përcjella do të shqyrtohen nga Bordi për rekomandimin e titujve, i ngritur me Urdhrin nr. 206, datë 09.05.2024, të Zëvendësministrit të Arsimit dhe Sportit, “Për disa shtesa dhe ndryshime në Urdhrin nr. 303, datë 16.06.2023 “Për ngritjen dhe funksionimin e Bordit të rekomandimit të literaturës artistike e lëndëve shoqërore dhe literaturës shkencore, didaktike për bibliotekat e institucioneve arsimore parauniversitare publike”.

Afati i dorëzimit të propozimeve/sugjerimeve është deri në datën 24.05.2024, me shkresë zyrtare drejtuar MAS si dhe në postën elektronike: pasurimi.biblioteka@arsimi.gov.al

Të rejat e fundit