Studentët shtetas shqiptarë, që regjistrohen në institucionet publike të arsimit të lartë, në vitin akademik 2022-2023, të cilët plotësojnë njërin nga kriteret e parashikuara në gërmat (a) (b) dhe (c), të pikës 2, të Vendimit nr. 386, datë 01.06.2022 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e fushave dhe të programeve të studimit, që përbëjnë prioritet kombëtar dhe mbështetjen financiare të studentëve të shkëlqyer e të studentëve, që ndjekin këto programe në institucionet publike të arsimit të lartë”, aplikojnë për mbështetje financiare pranë Agjensisë Kombëtare të Financimit të Arsimit të Lartë (në adresën Rr. Naim Frashëri, Nr.37, Tiranë), brenda muajit Janar 2023.
Studentët aplikojnë duke depozituar dokumentet provuese, origjinal ose kopje të njehsuara me origjinalin, si më poshtë:
-kërkesën për aplikim;
-dokument identifikimi (fotokopje);
-diploma dhe certifikata e maturës shtetërore;
-vërtetim nga institucioni publik i arsimit të lartë, që aplikanti është pranuar në një program studimi;
-certifikatën e fitimit të olimpiadës, për rastin e kërkesave të shkronjës “c”, të pikës 2, të vendimit nr. 386 datë 1.06.2022 të Këshillit të Ministrave.
Brenda muajit Shkurt 2023, studentët përfitues dhe institucionet publike të arsimit të lartë, ku ata janë regjistruar, do të njoftohen për të lidhur marrëveshjen trepalëshe mes përfituesit të financimit ose përfaqësuesit ligjor të tij, ministrisë përgjegjëse për arsimin dhe institucionit publik të arsimit të lartë.
Formulari i aplikimit nga studentët për mbështetjen financiare është sipas modelit bashkëngjitur.
Për më shumë informacion lutemi të konsultoni Udhëzimin Nr.30, datë 04.11.2022 të MAS “Për përcaktimin e rregullave dhe afateve të aplikimit, si dhe të procedurave të përcaktimit të masës dhe mënyrës së financimit të studentëve të shkëlqyer dhe atyre që ndjekin programe studimi që përbëjnë prioritet kombëtar”, që gjendet në faqen zyrtare të MAS.
FORMULAR APLIKIMI “PËR PËRFITIM TË MBËSHTETJES FINANCIARE”
Ju faleminderit.