Platforma e Partneritetit për Integrimin Evropian.
Referuar vendimit nr. 749, date 19.12.2018, të Këshillit të Ministrave, “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e strukturës shtetërore përgiegjëse për zhvillimin e negociatave dhe lidhjen e traktatit të aderimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, MASR dhe AKKSHI në cilësinë e institucioneve kryesuese për kapitullin 25 “Shkenca dhe Kërkimi Shkencor” do të organizojnë “Platformën e Partneritetit për Integrimin Evropian” për këtë kapitull.
Për të kuptuar qëllimin e krijimit, format e pjesemarrjes, mënyren e funksionimit dhe strukturën institucionale te organizimit te “Platformes”, ju lutem referojuni “Urdherin e Kryeministrit nr.113 date 30/08/2019.
Për të qënë pjesë e kësaj platforme ftohen përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile, të komunitetit të biznesit, të shoqatave të punëmarrësve, të botës akademike, mediave të cilët kanë interes të veçantë si dhe mund të japin ekspertizën e tyre në fushën e shkences dhe kerkimit shkencor si pjesë e kapitullit 25.
Aplimi kryhet duke depozituar brenda datës 20.10.2019, nje leter interesi ku të jetë specifikuar ekspertiza që mund të japë secili individ apo grupim ne procesin e integrimit evropian, lidhur me fushen që mbulon Kapitulli 25 “Shkenca dhe Kërkimi Shkencor”.
Letra e interesit shoqerohet me nje CV te personit apo perfaqesuesit te grupimit në adresat: mirela.muca@nasri.gov.al dhe linda.pustina@arsimi.gov.al