PROCEDURA E PRANIMIT NË PROGRAMET E STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, PËR SHTETASIT E HUAJ QË KËRKOJNË TË STUDIOJNË NË INSTITUCIONET PUBLIKE TË ARSIMIT TË LARTË, NË VITIN AKADEMIK 2014-2015
Studentët e huaj që aplikojnë individualisht në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit apo në kuadër të Marrëveshjeve Shtetërore dypalëshe ose shumëpalëshe, për ndjekjen e studimeve në ciklin e parë të studimeve, për vitin akademik 2014-2015, do të përzgjidhen për programin e studimit të kërkuar, në bazë të dosjeve të aplikantëve të përcjella individualisht nga vetë të interesuarit ose të ardhura nga përfaqësitë diplomatike të akredituara në Republikën e Shqipërisë, nga Ministritë e Arsimit të vendeve përkatëse ose nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë.
Studentët e huaj, duhet të paraqesin në Drejtorinë e Integrimit dhe Projekteve, në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, në periudhën 10 shtator 2014 – 1 tetor 2014 dokumentet e mëposhtme:
Ministria e Arsimit dhe Sportit i dërgon Institucioneve publike të Arsimit të Lartë, brenda datës 3 tetor 2014, dokumentacionin përkatës të aplikantëve të përzgjedhur sipas pikës 3 të këtij Udhëzimi, për të kryer procedurat e mëtejshme të regjistrimit në programet e studimit përkatës.
Shtetasit e huaj brenda datës 17 tetor 2014 paraqiten pranë sekretarive mësimore të fakulteteve përkatëse për të përfunduar procedurat e regjistrimit në programin përkatës të studimit.
Ju lutemi gjeni më poshtë Udhëzimin e plotë të MAS, në lidhje me gjithë procedurën që duhet ndjekur.
Kliko këtu për formularin e aplikimit