Njoftim për studentët e interesuar për mbrojtën e gjuhës së huaj nga teste ndërkombëtare, për pranim në programet e studimit të ciklit të dytë dhe të tretë, në institucionet e arsimit të lartë
Në bazë të Udhëzimit Nr.52, datë 03.12.2015 “Për përcaktimin e niveleve të gjuhëve të huaja dhe testeve ndërkombëtarë, për pranimet në programet e studimit të ciklit të dytë dhe të tretë, në institucionet e arsimit të lartë”, dokumenti i njohjes së gjuhëve, mund të jetë një certifikatë, diplomë apo dëshmi, e lëshuar nga subjekte të njohura nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, për ofrimin e testeve ndërkombëtare.
Të interesuarit gjejnë më poshtë subjektet, gjuhët dhe nivelin e tyre të njohura nga Ministria e Arsimit dhe Sportit
Subjekti | Gjuha dhe niveli | Nr. Prot dhe data e marrëveshjes me MAS | Adresa | Website |
S.T.A | Anglisht B1, B2, C1 | Nr.4522, datë 29.04.2016 | Rruga “Sami Frashëri”, 23/9, Tiranë | http://sta-edu.com/
http://registration.sta-edu.com/ |
S.T.A | Frëngjisht B1, B2, C1 | Nr. 4523, datë 29.04.2016 | Rruga “Sami Frashëri”, 23/9, Tiranë | http://sta-edu.com/
http://registration.sta-edu.com/ |
British Council – Dega Shqipëri | Anglisht Aptis B1, Aptis B2 dhe Aptis C | Nr. 5333, datë 25.05.2016 | Rruga “Skënderbej”,nr. 12, Ambasada Britarike, 23/9, Tiranë | https://www.britishcouncil.org/exam/aptis |
English Cultural Institute sh.p.k | Gjuhe angleze “Cambridge – PET, FCE dhe CAE” | Nr. Prot., 5475, datë 30.05.2016 | Rruga “Pashko Vasa” Tiranë | www.eci.com.al |