Në kuadër të mbështetjes për nëpunësit civil dhe nëpunësit e tjerë të administratës publike duke përfshirë edhe punonjësit arsimor në institucionet arsimore parauniversitare publike në varësi të ministrisë përgjegjëse për arsimin, ju bëjmë me dije se bazuar në Ligjin nr. 22/2018, “Për strehimin social”, të ndryshuar, Vendimin nr. 468, datë 26.7.2023 të Këshillit të Ministrave “Për trajtimin me kredi të lehtësuar të të punësuarve në administratën publike për blerjen e banesës” dhe në Vendimin nr. 21, datë 09.01.2025 të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e kuotave të përgjithshme të kredive të reja për kategoritë prioritare të të punësuarve përfitues në administratën publike për vitin 2025”, për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit (MAS) janë miratuar 90 kuota për trajtimin me kredi të lehtësuar, për blerjen e banesës për nëpunësit civil dhe nëpunësit e tjerë të administratës publike duke përfshirë edhe punonjësit arsimor në institucionet arsimore parauniversitare publike në varësi të ministrisë përgjegjëse për arsimin.
Ftohen të gjithë të interesuarit të aplikojnë nëpërmjet portalit e-Albania, nga data 11 mars 2025 deri më datë 09 prill 2025, në linkun më poshtë:
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=15809
Përfituesit përzgjidhen nga Komisioni i Vlerësimit, i ngritur pranë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit në bazë të sistemit të pikëzimit, të përcaktuar në vendimin nr. 468, datë 26.7.2023 të Këshillit të Ministrave “Për trajtimin me kredi të lehtësuar të të punësuarve në administratën publike për blerjen e banesës”, brenda 10 ditë pune nga afati i mbylljes së aplikimeve.
SHTOJCA 1: KRITERET E PIKËZIMIT
KRITERET E PIKËZIMIT | 100 pikë | |
1.1 | KUSHTET E STREHIMIT | 50 |
A | Nuk disponon banesë në pronësi.
Për këtë kriter duhet të ngarkohet në platformën e aplikimit vërtetimi i lëshuar nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës, për aplikuesin dhe të gjithë anëtarët sipas certifikatës familjare, si dhe të bashkëjetuesit/es, që nuk ka pasuri të paluajtshme të regjistruar ose në proces regjistrimi në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Vërtetimi duhet të jetë i tre muajve të fundit. |
20 |
B | Banon në një banesë të mbipopulluar, sipas përcaktimeve dhe normave në fuqi.
Për këtë kriter duhet të ngarkohet certifikata e pronësisë për banesën që kanë në pronëse, certifikatën familjare dhe planimetrinë e banesës. Gjithashtu duhet të ngarkohet vërtetimi i lëshuar nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës, për personat që nuk janë të përfshirë në pronësinë e banesës që disponojnë, për të vërtetuar që nuk ka pasuri të paluajtshme të regjistruar ose në proces regjistrimi në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Vërtetimi duhet të jetë i tre muajve të fundit. |
5 |
C | Punonjës që ka humbur banesën, si pasojë e zhvendosjes ose e zbatimit të një vendimi gjyqësor
Për këtë kriter duhet të paraqitet dokumenti/tet të lëshuar nga institucionet përgjegjëse shtetërore, me anë të të cilit/ve të provohet se punonjësi ka humbur banesën, si pasojë e zhvendosjes ose e zbatimit të një vendimi gjyqësor
|
10 |
Ç | Punonjës që banon në banesë që do të prishet, pasi përjashtohet nga procesi i legalizimit, si rezultat i investimeve publike, si dhe nuk përfiton një banesë tjetër.
Për këtë kriter duhet të paraqitet dokumenti/tet të lëshuar nga institucionet përgjegjëse shtetërore, me anë të të cilit/ve të provohet se punonjësi banon në banesë që do të prishet, pasi përjashtohet nga procesi i legalizimit, si rezultat i investimeve publike, si dhe nuk përfiton një banesë tjetër |
15 |
1.2 | KUSHTET FAMILJARE/SOCIALE/PUNËSIMI | 25 |
A | Punonjësit, të cilët kanë jo më pak se dy vite punë, të punësuar në administratën publike, përfshirë edhe punonjësit në institucionet arsimore parauniversitare publike në varësi të ministrisë përgjegjëse për arsimin, në kohën e aplikimit, vërtetuar me dokument zyrtar nga qendra e punës.
Për plotësimin e këtij kriteri duhet të ngarkohet vërtetimi i lëshuar nga qendra e punës, i cili duhet të lëshohet brenda periudhës së shpalljes së thirrjes. |
10 |
B | Punonjësit, të cilët kanë jo më pak se shtatë vite pune, të punësuar në administratën publike, përfshirë edhe punonjësit në institucionet arsimore parauniversitare publike, në varësi të ministrisë përgjegjëse për arsimin, në kohën e aplikimit, vërtetuar me dokument zyrtar nga qendra e punës.
Për plotësimin e këtij kriteri duhet të ngarkohet vërtetimi i lëshuar nga qendra e punës, i cili duhet të lëshohet brenda periudhës së shpalljes së thirrjes. |
15 |
1.3 | KUSHTET EKONOMIKE | 25 |
A | I përkasin kategorisë së pagës sipas vendimit nr. 326, datë 31.5.2023, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, ose ekuivalente me to. | 10 |
B | I përkasin kategorisë së pagës IV-2, IV-1, III-1, sipas vendimit nr. 325, datë 31.5.2023, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, ose ekuivalente me to (sipas vendimit nr. 425, datë 26.6.2024 “Për miratimin e strukturës dhe të niveleve të pagave të punonjësve mësimorë dhe të punonjësve të tjerë jomësimorë në institucionet arsimore dhe në institucionet plotësuese të sistemit arsimor parauniversitar” në këtë kategori përfshihen punonjësit në varësi të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, për kategoritë e përcaktuara në ndarjet 7, 8, 9, 10, 11, të lidhjes nr. 1 dhe kategoritë e lidhjes nr. 2) | 10 |
C | I përkasin kategorisë së pagës II-2, II-1, I-5, I-4, I-2, sipas vendimit nr. 325, datë 31.5.2023, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, ose ekuivalente me to (sipas vendimit nr. 425, datë 26.6.2024 “Për miratimin e strukturës dhe të niveleve të pagave të punonjësve mësimorë dhe të punonjësve të tjerë jomësimorë në institucionet arsimore dhe në institucionet plotësuese të sistemit arsimor parauniversitar” në këtë kategori përfshihen punonjësit në varësi të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, për kategoritë e përcaktuara në ndarjet nr. 1, 2, 3, 4, 5, 6 të lidhjes nr. 1) | 5 |
Ç | I përkasin kategorisë së pagës sipas vendimit nr. 424, datë 26.6.2024, të Këshillit të Ministrave | 0 |
SHTOJCA 2: KRITERET E PIKËZIMIT NË RAST TË BARAZIMIT TË PIKËVE
KRITERET E PIKËZIMIT NË RAST TË BARAZIMIT TË PIKËVE | 50 pikë | |
1 | KUSHTET FAMILJARE/SOCIALE | 40 |
A | Punonjës, i cili punon jashtë vendbanimit mbi 100 kilometra larg, sipas distancave të miratuara me urdhrin nr. 48, datë 7.4.2023, të Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë “Për miratimin e distancave kilometrike ndërmjet qyteteve të Republikës së Shqipërisë dhe hartës së përditësuar të rrjetit rrugor kombëtar”, që qëndron në njësinë e vetëqeverisjes vendore, ku ndodhet institucioni publik i arsimit parauniversitar, ku punon.
Për plotësimin e këtij kriteri duhet të ngarkohet në aplikim, akti noterial, marrëveshje para noterit që provon se aplikanti qëndron në njësinë e vetëqeverisjes vendore ku ka qendrën e punës, kohëzgajtja e të cilit është jo më pak se një vit |
15 |
B | Çifte të reja/të rinj me moshë jo më të madhe se 35 vjeç. (Familje të reja ku çifti i bashkëshortëve ka moshë të përbashkët totale deri në 70 vjeç) | 10 |
C | Familje një prindërore që kanë në ngarkim fëmijë ku përfshihen dhe vajzat nëna | 5 |
Ç | Përbëhen nga familje që kanë në ngarkim persona me aftësi të kufizuar apo persona në pension.
Për plotësimin e këtij kriteri duhet të ngarkohet dokumenti mjeko-ligjor që provon aftësinë e kufizuar apo dokumenti që provon pensionin |
5 |
D | Familjet me më shumë se katër fëmijë | 5 |
1.2 | KUSHTET EKONOMIKE | 10 |
A | Punonjësi i takon kategorisë së punonjësve arsimorë sipas vendimit nr. 425, datë 26.6.2024 “Për miratimin e strukturës dhe të niveleve të pagave të punonjësve mësimorë dhe të punonjësve të tjerë jomësimorë në institucionet arsimore dhe në institucionet plotësuese të sistemit arsimor parauniversitar” | 10 |
Në rast se rezultojnë më shumë kandidatë me pikë të barabarta sesa kuotat e përcaktuara në vendimin nr. 21, datë 09.01.2025 të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e kuotave të përgjithshme të kredive të reja për kategoritë prioritare të të punësuarve përfitues në administratën publike për vitin 2025”, përzgjedhja e tyre do të realizohet me short të përcaktuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, në prani të të gjithë anëtarëve të komisionit duke siguruar edhe filmimin e procesit, i cili dokumentohet në formatin elektronik CD, shoqëruar me procesverbalin përkatës.