Postuar më: 23/09/2015

Njoftime

Njoftohen të gjithë të interesuarit se Ministria e Arsimit dhe Sportit së shpejti do të fillojë procedurat e rregjistrimit në portalin “Mësues për Shqipërinë”.
Çdo individ i interesuar mund të aplikojë në këtë portal dhe menjëherë ai bëhet pjesë e një gare konkurruese që bazohet në meritokraci reale.
Të gjithë kandidatët e interesuar do të gjejnë të gjithë informacionin e kërkuar në rubrikat e këtij portali, i cili do të evidentojë në kohë reale statistika të një procesi në vijim deri në ditën e testimit të këtyre kandidatëve.

Faleminderit