Postuar më: 23/10/2019

“Pakti për Universitetin”/ Ministrja Shahini: “Në fund të vitit, gati konvikti i studentëve të Korçës”

**

Në një postim në rrjetin e saj social “facebook”, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) Znj. Besa Shahini shfaqet duke inspektuar ecurinë e punimeve që po bëhen në konviktin e studentëve të Korçës.

Teksa shprehet se po bëhet rinovim total i godinës, me sistem të përmirësuar ngrohjeje dhe izolimi, ajo cilëson se “Në fund të vitit, konvikti i studentëve në qytetin e Korçës do të mirëpresë banorët e saj me kushte tërësisht të reja dhe moderne”.

Korça ishte stacioni i radhës i Ministres Shahini në kuadër të fillimit të vitit të ri akademik, takimeve me studentët, shpërndarjen e kartës së studentit dhe inspektimeve të godinave të konvikteve që po rikonstruktohen në kuadër të “Paktit për Universitetin”.

 

**

 

 

 

Të rejat e fundit