Postuar më: 22/10/2019

“Pakti për Universitetin” – Nis në Korçë shpërndarja e kartës së studentit

 

 

**

 

Sot e kishin radhën studentët e Universitetit të Korçës, për të cilët ka nisur procesi i shpërndarjes së kartës së studentit.

 

E pranishme në aktivitet ishte Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) Znj. Besa Shahini, Administratori i Postës Shqiptare Z. Laert Duraj, studentë dhe staf drejtues i Universitetit të Korçës.

 

MASR, në bashkëpunim me Postën Shqiptare, po realizon shpërndarjen e kartës për studentët e universiteteve publike jashtë Tiranës, duke ofruar shërbime publike e private me çmime të reduktuara.

 

Janë një numër i lartë shërbimesh dhe produktesh që mund të përfitohen, ndërkohë që kësaj karte do t’i shtohen shërbime dhe produkte të reja në vazhdimësi.

 

Çdo shërbim apo produkt që studentëve u ofrohet me ulje çmimi apo falas, ndihmon në lehtësimin e barrës financiare për ta dhe familjet e tyre.

 

Ky proces do të vijojë edhe me rrethet e tjera ku ka studentë.

Të rejat e fundit