Postuar më: 21/03/2023

Panairi “Work and Study” / Kushi thirrje të rinjve: Përfitoni nga programet prioritare të studimit me bursa sa paga minimale

Panairi kombëtar “Work and study” që këshillon maturantët për karrierën është ndalur në Elbasan, ku të rinjtë janë njohur me programet e studimit të ofruara nga universitete të ndryshme në vend, si dhe ofertat e punësimit nga ana e bizneseve.

Mund të jetë një imazh i 5 persona, njerëz në këmbë, njerëz të ulur dhe ambiente të brendshme

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi u shpreh mjaft optimiste për kontributin që jep çdo vit ky panair, i organizuar në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë e që tashmë shërben si një busull shumë e mirë orientimi për të rinjtë drejt të ardhmes së tyre.

Znj. Kushi i njohu të rinjtë e Elbasanit me një pjesë të politikave lehtësuese në programet e studimit dhe sektorët e punësimit, duke nënvizuar se falë ndërkombëtarizimit, universitetet shqiptare tashmë kanë marrëveshje bashkëpunimi dhe programe studimi të përbashkëta e të dyfishta me simotrat e tyre në Evropë, çka garanton cilësi dhe vlerë më të lartë për diplomat e tyre.

Mund të jetë një imazh i 9 persona, njerëz të ulur, njerëz në këmbë dhe kostum

Ministrja u bëri thirrje të rinjve që të përfitojnë nga programet prioritare të studimit, të cilat janë një mundësi dhe mbështetje e mirë për studentët, duke përfituar përjashtim nga tarifat dhe bursa sa paga minimale.

 

https://www.facebook.com/100057450729783/posts/pfbid02HkmAAWbVQEG8uYKvUYJd8FGV2FjeTB99HJoZMyPyPoBaVFtjN9SXzbto2H8gvATPl/?mibextid=cr9u03

Të rejat e fundit