Punësim përmes Programit të Praktikave të Punës
Administrata publike gjithnjë e më shumë po përmirëson ofrimin e shërbimeve falë edhe të rinjve të kualifikuar që po i bashkohen çdo ditë. Për këtë vit, 200 të rinj me rezultatet të larta bëhen pjesë e administratës publike pas kryerjes sëpraktikave të punës. Me një kontratë 1 vjeçare, këta të rinj do të japin kontributin e tyre për modernizmin e administratës shqiptare. Në përmbyllje të këtij programi ministrja Lindita Nikolla vlerësoi kontributin e të rinjve gjatë 3 muajve tëpraktikës duke i siguruar se janë ata që do të sjellin ndryshimin e pritshëm dhe janë një nxitje për të bërë mëshumë për punësimin si prioritet i kësaj qeverie. Vetëm gjatë këtij viti në administratën publike dhe private kryen praktikën e punës mbi 600 të rinj. Programi Kombëtar i Praktikave të Punës zhvillohet në vitin e 3-të të tij por pas çdo viti numri i studentëve aplikantë ka pësuar një rritje të ndjeshme.