Postuar më: 30/06/2018

Politika të mirë orientuara arsimore

Reformim degëve të edukimit
Institucionet e arsimit të lartë duhet të riorganizojnëprogramet e studimit për t’ju përshtatur ligjit të ri të arsimit tëlartë dhe veçanërisht prioritetet e Ministrisë së Arsimit. Pas komunikimeve që Ministria e Arsimit zhvilloi me maturantët në shumë shkolla të vendit, ku diskutuan për kriteret dhe mundësitë e reja që ofrohen për nxënësit që zgjedhin mësuesinë, diskutimi i hapur ka zbritur në universitete me stafet akademike. Ministrja e Arsimit nga Durrësi kërkoi nga universitet të plotësojnë pritshmëritë e maturantëve për shumëprograme studimi në universitete dhe të mos harrojnëprioritetin e degëve të mësuesisë, pasi mjaft maturantëekselentë kanë shprehur dëshirën të zgjedhin mësuesinë si profesion të tyre në jetë. Punësimi dhe degët profesionale 2-vjeçare në universitet duhet të jenë edhe më shumë atraktive për të rinjtë, të cilët duan të kenë një profesion të vlefshëm, qëgjeneron të ardhura dhe kërkohet nga tregu.

Të rejat e fundit