Prezantimi i Fondacionit Evropian për të Rinjtë
25-28 Mars 2019
Durrës, Shqipëri
Thirrje për pjesëmarrës
Ministria Arsimit, Sportit dhe Rinisë në bashkëpunim me Fondacionin Evropian për të Rinjtë, më datat 25 – 28 Mars 2019, do të organizojë trajnimin për shkrimin e projekteve dhe prezantimin e Fondacionit Rinor Evropian.
Ky trajnim vjen me kërkesën e MASR, duke qenë se organizatat rinore shqiptare nuk janë shumë aktive në thirrjet e aplikimeve që ofron ky intitucion. Për këtë arsye, është parashikuar që të mblidhen përfaqësues të organizatave rinore për të parë dhe dëgjuar nga afër punën e Fondacionit Rinor Evropian, çfarë ofron?, çfarë mund të mbështesë?, shkrimi i projektit, mënyra e aplikimit, përzgjedhja etj. Shqipëria merr pjesë në këtë fondacion si anëtare e Këshillit të Evropës.
Objektivi kryesor i Fondacionit Rinor Evropian është menaxhimi i organizatave rinore dhe përfaqësuesve të qeverisë, për monitorimin e programit rinor pranë Këshillit të Evropës; mbështetjen e organizatave dhe rrjeteve rinore joqeveritare nga shtetet anëtare të Këshillit të Evropës; promovimin e paqes, mirëkuptimit dhe respektit.
Qëllimi kryesor i këtij trajnimi është angazhimi i organizatave rinore për të qenë pjesëmarrëse në thirrjet për aplikim që shpallen nga Fondacioni Rinor Evropian.
Kujt i kushtohet ky trajnim?
Nëse je një organizatë rinore që punon në nivel lokal, rajonal ose kombëtar, kjo ftesë është për ty!
Kriteret e pjesëmarrjes (këto kritere janë të përshtatura sipas kërkesave të Fondacionit Evropian për të Rinjtë):
Çfarë mund të prisni nga ky trajnim?
Në këtë aktivitet do të ketë një atmosferë shumë interaktive me një kombinim të metodave joformale, diskutimeve joformale, punëtori praktike dhe paraqitjen e situatës aktuale të politikave rinore në Shqipëri dhe në Këshillin e Evropës. Gjithashtu pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të prezentojnë gjendjen aktuale të organizatës së tyre, praktikat më të mira dhe informacione të ndryshme për çështjet rinore mes organizatorëve dhe pjesëmarrësve.
Duke qenë se ky aktivitet do të jetë rezidencial, pritet që pjesëmarrësit të jenë aktiv dhe prezent përgjatë tre ditëve të trajnimit.
Ku dhe kur do të organizohet trajnimi?
Vendndodhja: Durrës
Hapja e trajnimit: E Hënë, 25 Mars 2019, ora 15:00
Mbyllja e trajnimit: E Enjte, 28 Mars 2019, ora 12:00
Shpenzimet e trajnimit?
Të gjitha shpenzimet e akomodimit, ushqimit dhe materialet e punës do të mbulohen nga Ministria Arsimit, Rinisë dhe Sporteve.
Përzgjedhja dhe afati aplikimit për pjesëmarrësit?
Organizatat që shprehin dëshirën për të nominuar një përfaqësues, për të ndjekur këtë trajnim duhet të plotësojnë formularin e aplikimit dhe ta dërgojnë në adresën elektronike jehona.varfi@arsimi.gov.al