Postuar më: 03/11/2016

Raport mbi regjistrimet në Universitet për vitin akademik 2016-2017

Raport mbi regjistrimet në Universitet për vitin akademik 2016-2017

Raport mbi regjistrimet në Universitet për vitin akademik 2016-2017

Studentë të regjistruar gjithsej  22.963 nga 27.600 aplikantë në total, ose 83 % e aplikantëve janë regjistruar.

  • Në Universitete Publike janë regjistruar 18.584 ose 81 % e totalit të të rregjistruarve; ose 67 % e aplikantëve.
  • Në  Universitete Private janë regjistruar 4.379 ose 19 % e totalit të të rregjistruarve; ose 16 % e aplikantëve.

Krahasuar me vitin e kaluar:

  • Në Universitete Publike janë regjistruar 1.014 studentë më shumë se një vit më parë, ose 5 % më shumë.
  • Në Universitete Private janë regjistruar 1.597  studentë më pak ose 27 % më pak.

Kuota të realizuara:

Në universitete publike të paplotësuara  3.370 kuota.

  • Kuota të mbetura por që nuk kanë garues:   2.668.
  • Kuota të mbetura publik që kanë garues:      702.

Në universitete private kanë mbetur të paplotësuara  4.666 kuota ose 51 %.

Rritja e cilësisë:

Nga 291 programe në total pranë universiteteve publike kemi një rritje të cilësisë së pranimeve në 162 programe ose në 56 % të tyre, prej tyre:

  • 22 % janë me mesatare nga 6 deri në 7
  • 33 % janë me mesatare nga 7 deri në 8
  • 30 % janë me mesatare nga  8 deri në 9
  • 12 % janë me mesatare nga 9 deri në  10

Studentët me notë mesatare mbi 9 janë 84 % regjistruar në universitetet publike dhe 16 % në universitetet private.

Vëmendje: 40 maturantë të ekselencës kanë përfituar bursë nga marrëveshja me qeverinë turke për studime në programet: Inxhinieri kompjuterike, elektronike, bioteknologji, aeronautike, inxhinieri matematike, planifikim urban.

Studentët me notë mesatare 8-9  janë regjistruar 80.7 % e tyre  në Universitetet Publike dhe 19,3 % në Universitetet Private.

Studentët me notë mesatare 7-8  janë regjistruar 82.4 % e tyre  në Universitetet Publike dhe 17,6 % në Universitetet Private.

Studentët me notë mesatare 6-7  janë regjistruar 80.8 % e tyre  në Universitetet Publike dhe 19,2 % në Universitetet Private.

Studentët me notë mesatare nen 6   janë regjistruar 13.2 % e tyre  në Universitetet Publike, programe dyvjecare dhe 86.8 % në Universitetet Private programet dyvjecare

Siç shihet nga shpërndarja e fashave të notave mesatare dhe shpërndarjes në total publik- privat kemi një shpërndarje normale.

Përjashtohen nga trend studentët me notë mesatare nën 6. Për këta trendi i regjistrimeve është 86.8 % të regjistruar tek universitetet private dhe 13.2 % tek universitetet publike.