Me 11 tetor, në mjediset e ministrisë së Arsimit dhe Sportit u zhvillua takimi me një grup mësuesish nga Zvicra. Grupi, I cili përbëhet nga 20 mësues, drejtohej nga kryetari i Lidhjes së Arsimtareve dhe Prindërve shqiptarë ne Zvicër. Në takim e zhvilluar në ambintet e MAS u shkëmbyen eksperienca te funksionimit të sistemit arsimor midis dy vendeve, Shqipërisë dhe Zvicrës. Gjithashtu gjatë takimit midis palëve u diskutua për mbështetjen e mësimit të gjuhës shqipe në Zvicër, e parë si vlerë për identitetin kombëtar dhe nga ana tjeter si një vlerë e shtuar për vendin ku ata jetojnë. Mësuesit nga Zvicra shprehën konsideratën e tyre për sistemin tonë arsimor I cili po shkon drejt standardeve europiane.Mësuesit e dy vëndeve gjatë dikustyimeve midis tyre ndanë përvojat me zv/ministren e Arsimit dhe Sportit znj. Nora Malaj, drejtoren e Arsimit Parauniversitar znj. Zamira Gjini, këshilltarin e Ministres z. Agim Leka dhe Sektorin e Diaspores dhe Minoriteteve te ministrisë së rsimit dhe Sportit.