Postuar më: 26/04/2019

SHPALLJE MBI REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK PËR POZICIONIN VAKANT “DREJTOR I PËRGJITHSHËM NË SHËRBIMIN KOMBËTARË TË RINISË”

 

Në zbatim të pikës 5 të kreut II, të vendimit nr.377, datë 11.6.2014 të Këshillit të Ministrave ”Për krijimin dhe mënyrën e organizimit e të funksionimit të Shërbimit Kombëtar për Rininë”, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, mbi përmbushjen e kushteve dhe kërkesave të posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin:

 

  • “Drejtor i Përgjithshëm” në Shërbimin Kombëtar të Rinisë

 

Kandidatët e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit janë:

  • Alban Nako
  • Brisilda Trajko
  • Eriona Cela
  • Irsa Ruçi
  • Marilo Meta

 

Testimi me shkrim dhe prezantimi i platformës  do të zhvillohet më datë 02.05.2019, ora 12:00, në ambientet e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Adresa “Rruga e Durrësit” ” nr. 23, AL 1001 Tiranë.

Të rejat e fundit