Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka promovuar aktivitetet e organizuara nga nxënësit e shkollave me rastin e “Javës Evropiane të Sportit”.
Në vitin e dytë radhazi, Shqipëria është pjesë e “Javës Evropiane të Sportit” nën moton #BeActive, ku synohet #promovimi i vlerave të veprimtarisë fizike e sportive për një jetë sa më të shëndetshme.
Deri më datë 30 shtator dhe në mbarë vendin, nxënësit e të rinjtë tanë, grup-mosha e gjini të ndryshme, grupe me nevoja të veçanta, si dhe një sërë organizatash sportive po angazhohen në aktivitete sensibilizuese me në fokus promovimin e vlerave të sportit dhe shmangies së jetës jo-aktive.
“Të gjithë bashkë duhet të nxisim fëmijët e të rinjtë që të merren vazhdimisht me #sport në mënyrë që të garantojnë një stil jetese më të mirë e më të shëndetshme” – shprehet ministrja Kushi.
#BeActive
#EuropeanUnioninAlbania
https://www.facebook.com/kushievis/posts/131456282003148