Rihapet thirrja për anëtarët e Bordit të Administrimit, përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë në Universitetin e Tiranës, Mjekësisë dhe Gjirokastrës, të cilët do të përzgjidhen përmes një procesi të hapur konkurrimi publik.
Ftojmë të aplikojnë persona me profil publik dhe arritje të shquara profesionale në Shqipëri apo jashtë vendit, në fushat akademike, menaxheriale, publicistike, ekonomike dhe juridike, të cilët duan të kontribuojnë në zhvillimin e universiteteve publike në Shqipëri.
Afati i dorëzimit të dokumentacionit është deri më datë 26.03.2019.