Në këtë jubile të 70-Vjetorit të Çlirimit të vendit, Ministria e Arsimit dhe Sportit në bashkëpunim me federatet sportive dhe institucionet e arsimit parauniversitar, po realizon një sërë aktivitetesh sportive dhe edukative me tematik këtë datë të shënuar.
Në bashkëpunim me Federatën e Karatesë, dje në pallatin e sportit ‘’Asllan Rusi’’ u zhvillua Kupa për 70 Vjetorin e Çlirimit. Në këtë aktivitet morën pjesë 60 sportistë nga shkolla të ndryshme të vendit.
Po në këtë kuadër, Ministria e Arsimit dhe Sportit, ka iniciuar organizimin e aktiviteteve sportive të cilat po realizohen, përgjatë gjithë muajit nëntor, nga Federatat Shqiptare të Sportit në bashkëpunim me shkollat 9-vjeçare dhe të mesme në rang Republike. Federatat e përzgjedhura për këtë eveniment festiv janë Federata e Atletikës, Federata e Judo-s, Federata e Volejbollit dhe Federata e Karatesë. Qytetet e përfshira në këto aktivitete janë: Tirana, Shkodra, Korça, Elbasani, Vlora, Fieri, Durrësi, Lezha, Laçi.
Gjithashtu, MAS në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit, sponsorizuar nga Kompania “Coca Cola”, po organizon Kampionatin e parë Kombëtar të Futbollit për shkollat 9-vjeçare. Finalja e këtij aktiviteti do të organizohet në kuadër të aktiviteteve kushtuar 70-vjetorit.
Drejtoria e Sportit, në Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ka përgatitur një kalendar në bashkëpunim me Federatat për zhvillimin e aktivitete si dhe efektin financiar për mbështetjen e tyre.
Federata Shqiptare e Atletikës , do te zhvillojë krose me shkollat në tre qytete ;
Elbasan , Korçë dhe Tiranë me date 29 nëntor.
Federata e Volejbollit , do te zhvilloje nje mini-kampionat me 10 gjimnazet e Tiranës dhe gjysmë finalet dhe finalet do te zhvillohen ne Pallatin e Sportit Asllan Rusi , përpara Kupës se 70 Vjetorit qe Federata e Volejbollit ka organizuar me ekipe nga Kosova .
Federata e Karatesë , e ka filluar aktivitetin e saj me shkollat me dt.17.11.2014 në Pallatin e Sportit Asllan Rusi , dhe ne date 21 .11.2014 do te zhvillohet ne Elbasan.
Gjithashtu në qytetin e Gjirokastrës ne kuadrin e 155 vjetorit te Levizjes Olimpike në bashkëpunim me shoqatën ‘’Odria” është planifikuar të zhvillohet një Maraton 8 km.
MINISTRIA E ARSIMIT DHE SPORTIT
PROGRAMI I PËRGJITHSHËM I AKTIVITETEVE PËR 70-VJETORIN E ÇLIRIMIT
INSTITUCIONI ORGANIZUES |
PROJEKTI |
VENDI |
DATA |
PJESMARRJE |
|
1. | Federata Shqiptare e Atletikes | Atletika ne 70 vjetorin e çlirimit | TIRANE , KORCE ELBASAN | 05-25 Nëntor | Shkollat 9 vjeçare
Shkollat e Mesme |
2. | Federata Shqiptare e Volejbollit | Volejbolli ne 70 vjetorin e çlirimit | Tiranë | 10-20 nëntor | Shkolla 9 vjeçare
Shkollat e Mesme |
3. | Federata Shqiptare e Judos | Judo në 70 vjetorin e çlirimit | Vlore
Lezhe Laç Elbasan Tiranë |
05-25 Nëntor |
Shkollat 9 vjeçare
Shkollat e Mesme |
4. | Federata Shqiptare e Aeronautikës | Kupa e 70 vjetorit te çlirimit | Tiranë
Mali i Dajtit |
28-29-30 Nëntor | E hapur për te gjithë. Mbulimin nga ajri i te gjithë aktiviteteve sportive. |
5. | Federata Shqiptare e Karatesë | Kupa e 70 vjetorit te çlirimit | Tiranë
Elbasan |
10-22 Nëntor | Shkollat 9 vjeçare shkollat e mesme |
6. | MAS-Shoqata “ODRIA” | Maratona 8 KM
Subash– Labove 155 vjet Levizje Olimpike Ne kuadrin e 70 vjetorit |
Gjirokastër | 15 Nëntor | E hapur për te gjithë kategoritë e moshave |