Postuar më: 09/07/2016

Sqarim për maturantët, lidhur me rezultatet e provimeve të Maturës Shtetërore 2016

Sqarim për maturantët, lidhur me rezultatet e provimeve të Maturës Shtetërore 2016

Të dashur Maturantë,

Ditën e sotme kemi konstatuar me keqardhje se një pjesë e maturantëve janë të shqetësuar për shkak të informacioneve të pasakta, lidhur me rezultatet e provimeve të Maturës Shtetërore 2016.

Ju njoftojmë se rezultatet zyrtare të publikuara nga Ministria e Arsimit dhe Sporti si dhe Agjencia Kombëtare e Provimeve mund t’i merrni vetëm në faqet zyrtare të këtyre institucioneve në adresat e mëposhtme:

www.akp.gov.al dhe www.arsimi.gov.al

Duke u bashkuar me shqetësimin tuaj lidhur me këtë keqkuptim, ju urojmë suksese në fazat e tjera të konkurrimit për pranimet në Institucionet e Arsimit të Lartë.