Postuar më: 31/07/2018

Standardizimi në arsim

Ndryshime ligjore në mbështetje të cilësisë

Një sëre prioritetesh dhe problematikash në arsimin parauniversitar në vite, u adresuan përmes ndryshimeve ligjore në ligjin e arsimit parauniversitar. Portali “Mësues për Shqipërinë” i cili prej disa vitesh ka shërbyer si një rregullator me bazë cilësinë dhe transparencën për rekrutimin e mësuesve në sistem, u bë një detyrim ligjor. Menaxhimi i shkollës nga drejtues të mirëtrajnuar do të mundësohet përmes Shkollës sëDrejtorëve e cila largon ndikimet politike dhe afron aftësitëmenaxheriale. Një tjetër ndryshim në favor të shkollave ështëedhe vetëadministrimi i të ardhurave që gjenerohen nga tëtretët për shkollat shqiptare dhe që lejohen të përdoren vetëm për nevojat e institucionit. Për herë të parë, një detyrim ligjor do të jetë edhe matja kombëtare e arritjes së nxënësve nëklasat e pesta, gjë e cila do të sjellë më shumë informacion dhe orientim më të saktë të politikave arsimore dhe do të japënjë pasqyrë të saktë të ecurisë së zhvillimit të fëmijëve dhe nevojat për trajnime të mësuesve. Këto ndryshime ligjore me rëndësi u miratuan pas konsultimeve me grupet e interesit duke marrë edhe mbështetjen e tyre.

Të rejat e fundit