Zëvendësministri Arbjan Mazniku priti sot, studentë të institucioneve private të arsimit të lartë që ju është hequr licenca, për t’i sqaruar nga afër për shqetësimit dhe paqartësitë që ata kanë.
Mazniku theksoi edhe një herë tre parashikimet ligjore që i detyrojnë institucionet e arsimit të latë privat të pajisin studentët, pa asnjë pagesë, me dosjen e çregjistrimit ku gjendet dokumentacioni i kërkuar.
http://www.arsimi.gov.al/files/news_files/Udhezim-25-11082014.pdf
Institucionet e Arsimit të Lartë Privat dhe jo studentët janë përgjegjës për parregullsitë ligjore që i çuan ata në humbjen e licencës, ndaj siç parashikon ligji, janë ata që kanë detyrimin që të pajisin studentët më të gjitha mjetet për të vijuar studimet.
MAS do të vazhdojë t’i qëndrojë pranë çdo studenti, në të gjitha etapat e këtij procesi, në mënyrë që ata të transferohet pa probleme në një institucion tjetër të arsimit të lartë.