Ministria e Arsimit dhe Sportit, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe lëvizjen “Ta Pastrojmë Shqipërinë” prezantuan sot, fushatën “Të Pastrojmë Bregdetin -22 Maj”, e cila ka për qëllim të mobilizojë nxënësit për aksionin vullnetar të pastrimit të bregdetit dhe të dy liqeneve në vend, Pogradec dhe Kukës
Zëvendësministrja e Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj, tha se rëndësia e kësaj nisme të re, pas asaj të pastrimit të mjedisit, lidhet jo vetëm me edukimin dhe sensibilizimin e të rinjve për mbrojtjen e bregdetit, por edhe në zhvillimin e një turizmi të qëndrueshëm.
“Edukimi nëpërmjet aksionit është koncepti i ri që synohet të transmetohet, sidomos tek grup-moshat e reja duke nxitur tek ata frymën e vullnetarizmit si dhe duke bërë lidhjen e teorisë me praktikën në terren”, tha Malaj.
“Green Tour 4” është një fushatë sensibilizuese në terren, e cila ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe adresimin e problemeve të mjedisit. Një grup prej 20 vullnetarësh do të udhëtojnë për dy javë në qytetet kryesore të Shqipërisë nga data 11 Maj – 21 Maj.
“Green Tour” do të shoqërohet me një seri aktivitetesh gjithëpërfshirëse si më poshtë: