Në kuadër të zbatimit të Programit të BE-së “Horizon 2020-Programi për kërkim dhe novacion” dhe me qëllim përmirësimin e performancës, interesit dhe angazhimit të përfaqësuesve të vendit tonë në këtë program kuadër të rëndësishëm, shpallet thirrja për shprehje interesi për Pika Kombëtare Kontakti (PKK), për përfaqësues në komitetet e programit H2020, si dhe për përfaqësues në komitetet e ERA-s (European Research Area).
Thirrja për shfaqje interesi nga të interesuarit është e hapur për periudhën 1 tetor – 20 nëntor 2018.
Të interesuarit duhet të dërgojnë me postë në Agjencinë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI) brenda periudhës së sipërcituar dokumentet e parashikuara në informacionet bashkëlidhur dhe links të mëposhtëm, në të cilët gjenden edhe hollësi të mëtejshme mbi kriteret e përzgjedhjes, detyrat e përfaqësuesve, treguesit e vlerësimit, etj.
INFORMACION I NEVOJSHËM MBI APLIKIMIN PËR PIKA KOMBËTARE KONTAKTI (PKK) H2020
Për sqarime të mëtejshme mund të shkruani në adresat e mëposhtme
iliriana.topulli@arsimi.gov.al ada.shkurtaj@arsimi.gov.al dhimiter.bako@arsimi.gov.al
DREJTORIA E INTEGRIMIT, KOORDINIMIT, MARRËVESHJEVE DHE ASISTENCËS