Mbështetur në ligjin nr. 116/2016 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor për ngritjen e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor”, statutin e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (ZRBR), ligjin nr. 75/2019 “Për rininë”, urdhrin e Zëvendësministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, përgjegjës për çështjet e rinisë, nr. 46, datë 07.02.2020 “Për fillimin e procedurave të përzgjedhjes së përfaqësuesit rinor në Bordin Drejtues të Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor, mënyrën e caktimit të kritereve dhe përzgjedhjes së kandidatëve”, hapet thirrja për fillimin e procedurave të përzgjedhjes së përfaqësuesit rinor në Bordin Drejtues të Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (ZRBR):
Informacion mbi procedurën e votimit dhe të përzgjedhjes së fituesit
Kandidatët e mësipërm, të kualifikuar për të vijuar në fazën e votimit, votohen nga organizatat jofitimprurëse që plotësojnë kriteret e mëposhtme, sipas parimit ‘një organizatë, një votë’, nëpërmjet adresës elektronike rinia.ryco@arsimi.gov.al, nga data e shpalljes së thirrjes për votim deri në datë 27 shkurt, ora 24:00.
Rikujtojmë se në rastin e votimit të shumëfishtë nga e njëjta organizatë, votat e saj do të konsiderohen të pavlefshme. Gjithashtu, do të konsiderohet e pavlefshme vota e organizatës jofitimprurëse, e cila nuk ka ngarkuar dokumentacionin si më poshtë ose ka shkelur afatin e votimit.
Organizatat jofitimprurëse (OJF) që do të votojnë duhet:
Organizata jofitimprurëse duhet të dërgojë në adresën elektronike rinia.ryco@arsimi.gov.al emrin e kandidatit që do të votojë dhe të ngarkojë dokumentacionin si më poshtë :