Universiteti i Arteve – Bordi i Administrimit


Aida Martiro

Aida Martiro, Aktualisht mban detyrën e Drejtores së Drejtorisë së Koordinimit dhe Monitorimit të Kontratave në Agjencinë e Prokurimeve Publike. E diplomuar në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, Dega Ndërtim në Tiranë, në programin 5 vjecar. Në vitin 2007, ka kryer pranë Universitetit të Tiranës Kursin Pasuniversitar, dy vjecar, i financuar nga programi Tempus i Bashkimit Europian me tezën “Njohuri të Reja për Mbështetjen e Politikës së Transportit në Shqipëri”. Në 2011 pranë Universitetit Europian të Tiranës ka kryer Masterin e Nivelit të Dytë – Urbanizimi, Zhvillimi i Qëndrueshëm dhe Politikat e Mjedisit. Znj Seseri ka një ekperiencë prej 20 vitesh në administratën publike, prej 13 vjetesh në role drejtuese. Eksperienca e parë e saj në administratën publike ka nisur në Bashkinë e Tiranës, për të vijuar më tej në Ministrinë e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacioneve (MPPT) me detyrën e Drejtores së Drejtorise së Politikave të Shërbimeve Komunitare deri në vitin 2011. Në vitin 2011 ka punuar në Universitetin e Arteve në Sektorin i Investimeve. Eksperienca në fondacionin Shqiptaro-Amerikan për zhvillim si konsulente ka qënë një vlerë e shtuar në eksperiencen e saj. Në vititn 2013-2018 ka ushtruar detyren e Drejtores së Shërbimeve Urbane dhe Strehimit në Ministrinë e Zhvillimit Urban. E angazhuar si anëtare në disa borde drejtuese si, në Ujësjellës-Kanalizime Skrapar, Ujësjellës- Kanalizime Tepelenë,Ujësjellës- Kanalizime Peqin, Bordi i Entit të Banesave.

Lorenc Vangjeli

Lorenc Vangjeli, Aktualisht është autor dhe drejtues i emisionit Java në RTSH, një transmetim politik që ka hyrë në sezonin e dytë. Paralelisht, ka statusin e të ftuarit në emisionin Opinion, në TV Klan. Është bashkëdrejtues i portalit Javaneës.al. Publikon në median e shkruar dhe atë elektronike editorialë të ndryshëm, në të cilët përgjithësisht komenton politikën e ditës. Mbaron studimet në 1992 pranë Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë,Profili Gjuhë dhe letërsi shqipe.

Prof. Bujar Kapexhiu

Prof. Bujar Kapexhiu aktualisht në pension. I angazhuar si karikaturist në gazetën e përditshme MAPO. Ka kryer studimet në Universitetin e Arteve, për specialitetin aktor, regjisor dhe piktor. Është anëtar i Bordit të Administrimit në Universitetin e Arteve. Njëkohësisht i aktivizuar në veprimtari artistike si skenarist, regjisor teatri dhe filmi, ilustrator librash dhe botues i librave të ndryshëm dhe albumeve me karikatura.

Risena Xhaja

Risena Xhaja, prej janari i vitit 2019, Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Kulturës. Në eksperiencat e punës në janar 2003 ka filluar punë si Specialist në Drejtorinë Juridike, pranë Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Në shkurt 2007, Përgjegjës Sektori i Legjislacionit në Drejtorinë e Sportit pranë Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Në prill 2007 Drejtor i Drejtorisë Juridike, Marrëdhënieve me Jashtë dhe Integrimin, pranë Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Në Qershor 2007 Përgjegjës Sektori i Legjislacionit në Drejtorinë e Sportit pranë Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Për periudhën Qershor 2007-2013 ka ushtruar funksionin Përgjegjës Sektori i Shërbimeve Juridike në Drejtorinë e Hartimit dhe Përafrimit të Legjislacionit dhe Shërbimeve Juridike, pranë Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Në vitin 2013 Drejtor i Drejtorisë Juridike dhe Marrëveshjeve në Ministrinë e Kulturës. Që prej viti 2016 deri më 2019 ka mbajtur pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm Ekonomik dhe Shërbimeve Mbështetëse, pranë Ministrisë së Kulturës. Ka kryer studimet e larta universitare pranë Fakultetit të Drejtësisë, Tiranë dhe është diplomuar në vitin 2002. Në vitin 2008 është diplomuar në Master pranë Shkollës Pasuniversitare për “Studime Europiane”. Është në process dokutorature pranë Fakultetit të Filologjisë, Tiranë. Njëkohësisht është aktivizuar edhe në mësimdhënie. Në vitin 2003 ka punuar si Pedagoge e jashtme pranë Fakultetit të Ekonomisë për lëndën “E Drejtë Civile”. Në vitet 2007 – 2008 Pedagoge e Jashtme pranë Fakultetit të Shkencave Sociale për lëndën “E Drejtë Civile”. 2008- 2013 Lektore pranë një Universiteti jopublik për Lëndët “E Drejte Civile” dhe “Teknike Legjislative”.