Universiteti “Aleksandër Xhuvani” – Bordi i Administrimit


Suela Shpuza

Suela Shpuza, aktualisht punon si shefe Finance në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor Shkodër. Gjithashtu është pedagoge e jashtme në Universitetin Luigj Gurakuqi të Shkodrës. Ka studiuar dy vjet në Beograd për gjuhë serbo-kroatisht dhe diplomaci. Ka mbaruar Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Shkodrës, pasuar nga një master në Financë. Në vitin 2018 ka marrë titullin Doktor i Shkencave Ekonomike, në profilin menaxhim. Puna prej vitesh në administratën publike ka bërë që ajo të zgjerojë interestat e saj në botime dhe konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare.

Shyqyri Hysi

Shyqyri Hysi, pas konkurimit pranë Uinversitetit “E.Çabej”, më 28 gusht 1992 fitoi të drejtën për të punuar si pedagog pranë Departamentit të Historisë (Grupi mësimor, Histori e Shqipërisë). Gjatë kësaj periudhe ka mbrojtur masterin, doktoraturën dhe titujt; Prof. assoc. e Profesor në fushën e historisë. Gjatë punës si pedagog ka qënë titullar i disa disiplinave në fushën e albanologjisë dhe metodologjisë së histories. Ka marrë pjesë në disa konferenca, kongrese dhe ka botuar me dhjetra artikuj shkencorë në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare si në: Itali, Hungari, Maqedoni, Turqi, Greqi, Kosovë, Malin e Zi, Austri, Poloni, Francë, Belgjikë, Afrikë e Jugut, Indi, Çeki etj. Është autor i disa monografive dhe teksteve universitare. Për punën shkencore dhe aktivitetin shoqëror, kulturor e atdhetar është vlerësuar me disa çmime e tituj si: “Naim Frashëri i Artë” (nga Presidenti i republikës), “Personalitet i Qarkut” të Vlorës, “Personalitet i Labërisë”, “Qytetar Nderi” i disa komunave, Krahësit, Vranishtit, Bratajt, Sevasterit “Ambasador i Paqes”, Çmim të parë kombëtar në Albanologji (Tiranë 2007) “Mjeshtër i Madh i Punës” në përbërje të “Asamblit Folklorik Kombëtar Çipini”, tre çmime të para, një të dytë dhe një të tretë në përbërje të grupeve pjesëmarrëse në FFK të Gjirokastrës dhe Laureat i FFK Berat 1995 etj.

Florinda Gjergji

Florinda Gjergji, aktualisht drejtoreshë bordi në qendrën Social Kulturore Hana (hand to hand against nation apathy). Ka mbaruar studimet në UT Fakulteti Histori Filologji dega frëngjisht diplomuar në vitin 1983 si mësuese e gjuhës frënge. Ka punuar në arsimin parauniversitar për 22 vite. Krahas arritjeve të mija në fushën e mësimdhënjes vlen për tu përmendur mundësimi i një binjakëzimi të nxënësve të saj me nxënës të shkollave në Francë, falë pjesëmarrjes në shumë seminare ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.(mars 1997e vazhdim). Nga 2004 e në vazhdim pjesë e Shoqërisë Civile si menaxhere e Kryqit të Kuq Shqiptar Dega Lezhë (2004-2018). Gjate kesaj periudhe ka marrë trajnime nga shumë organizma kombëtare e ndërkombëtare. Sukses i kesaj periudhe është iniciativa për hapjen e një qendre ditore për Moshën Tretë, si dhe formimi professional dhe ndërmjetësim për punësimin e 300 grave dhe vajzave në nevojë. Nga janari 2018 e në vazhdim ndjek kursin e plotë për financier të njohur nga shteti shqiptar pranë Elita Akademi Tiranë .