Universiteti “Fan S. Noli” – Bordi i Administrimit


Mikel Vllahu

Mikel Vllahu, aktualisht mban detyrën e Sekretarit të degës Korçë në Kryqin e Kuq Shqiptar. Ai ka lindur në Bilisht më 23 Gusht 1973. Në vitin 1996 u diplomua me Titullin Mjek Veterinar në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare të Universitetit Bujqësor në Kamëz. Z.Mikel Vllahu ka një eksperiencë 17 vjeçare në drejtimin e një nga degëve më të rëndësishme në Kryqin e Kuq Shqiptar. Eksperienca e tij profesionale ka filluar pranë Kompanisë Agna Grup në pozicionin e Menaxherit të Rajonit Juglindor për të vijuar pranë shoqatës së Kryqit të Kuq Shqiptar në pozicionin Sekretar Dege prej Gushtit 2002. Gjatë aktivitetit të tij profesional Z.Mikel Vllahu ka kryer një sërë trajnimesh pranë organizatave dhe institucioneve të ndryshme vendase dhe të huaja ku përfshihen Federata e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, UNDP, Kryqi i Kuq Gjerman, TACSO Albania dhe Emergjencat Civile.

Ilir Mehmeti

Ilir Mehemti, aktualisht specialist kërkues në sektorin e Prodhimit të Farërave pranë Drejtorisë së Teknologjive Buqësore. Ka fituar titullin Doktor i Shkencave Buqësore (1996) me temën “Përmirësimi gjenetik i kultivuar i Elbit distik për birrë e tagji dhe përhapja e tyre në prodhimin e gjerë”. Si dhe ka marrë pjesë në trajnime Kombëtare dhe ndërkombëtare. Në punën aktuale fokusi kryesor është identifikimi, testimi përshtatja dhe futja e praktikave buqësore me metoda dhe materiale të reja, në fuksion të përmirësimit të kërkimit apo testimit për prodhimin në ferma buqësore për problemet e ngritura nga fermerët e rajoneve përkatëse. Si rezultante e veprimtarisë aktuale është mbështetja mbi të dhëna per politikëbërjen e Ministrisë së Buqësisë dhe Zhvillimit Rural në fushën e buqësisë, ushqimit dhe zhvillimit rural.

Egra Ibrahimi

Egra Ibrahimi, Specialiste Financiare-Kostoiste në Institutin e Ndërtimit pranë Departamentit të Shërbimeve të Brendshme Mbështetëse, Sektori i Menaxhimit Financiar. Si dhe Pedagoge pranë Universitetit Ekonomik të Agrobiznesit, Departamenti Financë-Kontabilitet. Pranë Univeristetit Buqësor të Tiranës ka përfunduar studimet master në Degën Financë- Kontabilitet. Merr pjesë aktivisht në konferenca dhe botonë në revista ndërkombëtare.