Universiteti i Mjekësisë – Bordi i Administrimit


Endri Xhafo

Endri Xhafo, aktualisht Producent, Prezantues pranë A2 CNN si dhe Autor, Prezantues i emisionit “I ftuari me Endri Xhafon”. Drejtor Informacioni pranë TopChanel gjatë viteve 2017-2018, Producent dhe Prezantues gjatë viteve 2014- 2017 pranë ABC News. Në vitin 1998 është diplomuar në Gazetari pranë Universitetit të Tiranës. Në vitin 2001 ka marë diplomë Master pranë, Universite Paris 3 Sorbonne Nouvelle, Paris, Francë. Pedagog i jashtëm gjatë viteve 2008-2012 pranë UFO/Albanian University, i lëndës Gazetari.

Evelina Çeliku

Evelina Çeliku, aktualisht Përgjegjës Sektori në Sektorin e Analizave Ekonomike, pranë Departamentit të Politikës Monetare, BSH. Që prej vitit 2000 punon pranë Bankes së Shqipërisë, duke mbajtur pozicione të ndryshme. Pedagoge në Universitetin e Tiranës në vitt 1989-2000, pedagoge e ftuar në UET, Departamenti i Statistikës dhe Informatikës së Zbatuar. Është diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë, të Universitetit të Tiranës në vitin 1989, dega Statistikë, me cilësimin “Shkëlqyer”. Që nga viti 1997 ka mbrojtur Doktoraturën në Ekonomi të Zbatuar, në Universitetin e Tiranës dhe ka fituar gradën Shkencore “Doktore e Shkencave”. Autore e disa studimeve për përdorim të brëndshëm si dhe artikujve apo studimeve.

Kesjana Halili

Kesjana Halili, aktualisht Drejtoreshë e Përgjithshëme e Harmonizimit të Kontrollit të Brëndshëm Financiar Publik, Ministria e Financave, që prej vitit 2014. Anëtare e Këshillit Kombëtar të Kontabilitetit, miratuar me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr.12, datë 15.01.2014, që prej vitit 2014. Në vitin 2004 është diplomuar në degën Bankë dhe Financë, Eastern Mediterranean Iniversity, Famagusta, Republika Turke e Qipros së Veriut. Në vitin 2006 ka përfunduar Masterin Pasuniversitar në degën Bankë dhe Financë ne po të njëjtin Universitet. Në vitin 2016 mer titullin Doktor i Shkencave pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti Ekonomik, Departamenti i Financës. Pedagoge e jashtme e lëndës Investime pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti Ekonomik, Departamenti i Financës. Trajnerë pranë shkollës Shqiptare të Administratës Publike, në fushën e Kontrollit të Brëndshëm Financiar Publik.