Universiteti i Sporteve të Tiranës – Bordi i Administrimit


Donjeta Hasko

Donjeta Hasko, aktualisht Specialiste e lartë në Departamentin e kontrollit të Brëndshëm. Ka eksperiencë pune disa vjeçare në disa banka si specialiste e lartë në Deparatmentin e Kontrollit të Brendshëm. Është diplomuar në Fakultetin e Shkencave Ekonomike, Universiteti i Craiova në Rumani dhe më pas ka kryer studimet master në Fakultetin e Shkencave Ekonomike, Universiteti i Tiranës. Zotëron shumë mire gjuhën angleze, Rumune dhe italiane.

Hysen Domi

Hysen Domi, aktualisht pedagog në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan. Gjatë karrierës së tij të gjatë ai ka mbajtur disa pozicione të rëndësishme si: Zëvendëskryetar i Komitetit Kombëtar të Sporteve Tiranë (1988-1991); Dekan i Federatave Sportive të Shqipërisë (1998-2000); President i KOKSH Shqipëri (2000- 2009); Kryetari i Bashkisë së Elbasanit (2000-2003). Z. Hysen Domi ka mbaruar Institutin e Lartë të Edukimit Fizik “Vojo Kushi”, Tiranë. Ka luajtur në ekipin Kombëtar të Volejbollit në Shqipëri gjatë vitit 1972-1983 dhe me Klubin e volejbollit të Elbas anit gjatë vitit 1966-1983. Në vitin 1996 është shpallur 1 nga 6 lojtarët më të mirë të shekullit në Shqipëri. Mban disa tituj të rendësishëm në fushën e sportit si “Mjeshtër Sporti” në vitin 1974, “Mjeshtër i Merituar i Sportit” në vitin 1980 dhe “Nderi i Sportit Shqiptar” në vitin 1999. Z. Domi ka marrë pjesë edhe në olimpiada të ndryshme botërore.

Redin Jegeni

Redin Jegeni, aktualisht Administrator i Shtëpisë Botuese IDEART. Në vitet 1999-2002 punon si konsulent logjistik pranë Solidarites, Francë. Gjithashtu eksperienca të tjera pune në ektorin privat. Sekretar i shoqatës së botuesve të teksteve shkollore që prej vitit 2006. Diplomohet në vitin 1991 pranë Insitutit të Lartë të Kulturës Fizike sot Universiteti i Sporteve Tiranës, Mësues i Edukimit Fizik.