Blank
Blank
Enida Bezhani, aktualisht Profesioniste e Menaxhimit të Lartë në profesion të lirë, me një përvojë të demonstruar 15 vjeçare në drejtimin e një larmie projektesh, procesesh dhe ekipesh të huaja dhe shqiptare. Ka një eksperiencë të konsoliduar në fushën e Marrëdhënieve me Palët e Interesit dhe Ndërfaqimin, veçanërisht në aspektet e avokiimit, negociatave si dhe ngritjes e forcimit të marrëdhënieve. Në fillim të vitit 2017, ajo iu bashkua Dhomës Amerikane të Tregtisë (AmCham) për një peruidhë dy vjeçare si Drejtore Ekzekutive, me misionin për të zhvilluar më tej dhe për të lidhur AmCham Shqipërinë me Praktikat më të Mira të AmCham-eve të tjera në Evropë. Përpara kësaj, ajo ka kontribuar suksesshëm për 8 vjet duke u promovuar në kapacitete të ndryshme në projektin Trans Adriatic Pipeline (TAP). Me eksperiencë pune dhe arsimore në Shqipëri, Kanada dhe SHBA, Enida është Anëtare e Bordit të Shoqatës Shqiptare Fulbright Alumni, si dhe Anëtare e Komitetit Drejtues të Programeve Edukative të Ambasadës së SHBA në Shqipëri. Ajo është gjithashtu Anëtare e Komitetit Ekzekutiv të rrjetit të Dhomave Amerikane të Tregtisë në Europë, i cili përfaqëson 45 organizata evropiane.