Universiteti “Ismail Qemali” – Bordi i Administrimit


Ervis Mocka

Ervis Mocka, aktualisht Këshilltar në Këshillin Bashkiak Vlorë. Përveç rolit të këshilltarit është kryetar i komisionit për problemet juridike, të rendit dhe të mbrojtjes. Fushat e tij të kompetencave përfshijnë integrimin evropian, çështjet e imigracionit dhe azilit, të drejtat e njeriut si dhe qeverisja lokale dhe decentralizimi. Zotëron shumë mirë gjuhën italiane dhe mirë gjuhën angleze. Është diplomuar për “Shkenca politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare” në Universitetin “La Sapienza”, Romë, Itali dhe në nivelin e avancuara të studimeve të masterit shkencor për “Marrëdhënie Ndërkombëtare” në të njëjtin universitet. Ka përfunduar me rezultate të shkëlqyera studimet post-master për “Jurist Evropian” pranë Universitetit Roma Tre, në Romë-Itali. Ka mbrojtur gradën Doktor shkencash në fushën e të Drejtës Europiane pranë departamentit të së Drejtës Publike në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti Tiranës. Në 2016 është diplomuar në Shkollën Shqiptare të Studimeve Politike, pjesë e projektit të Këshillit të Europës. Prej vitit 2011 është i angazhuar si lektor pranë departamentit të Drejtësisë në Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë. Në vitet 2012- 2017 ka mbajtur pozicionin e Zv.dekanit të Fakultetit të Shkencave Humane në Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë. Autor dhe bashkautor i shumë publikimeve me karakter shkencor dhe pjesëmarrës në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare. Ka qenë pjesë e grupeve të ekspertëve në disa raporte kërkimore si mbi krimin e organizuar dhe mbi investimet e huaja në Shqipëri.c

Enrik Mehmeti

Enrik Mehmeti, aktualisht në sektorin Mediatik. Që prej vitit 2005 punon në Televizionin News 24 si gazetar ndërsa prej vitit 2004 është bashkëpunëtor i Radio Televizionit Italian RAI. Përgjatë karrierës ka realizuar materiale eskluzive me interes kombëtar dhe ndërkombëtar. Është aktivist i kauzave sociale në mbështetje të familjeve në nevojë. Është vlerësuar me mirënjohje nga Hani i Elezit në Kosovë ndërsa në vitin 2015 është përzgjedhur njeriu i Vitit në Qarkun e Vlorës pas një sondazhi online.

Raimonda Sinoimeri

Raimonda Sinoimeri, aktualisht në pozicionin e Specialistes së lartë të arsimit, në Drejtorinë e Koordinimit të Projekteve dhe Investimeve të Huaja, pranë Bashkisë Vlorë. Ka kryer studimet në shkollën e mesme të Gjuhëve të Huaja “Asim Vokshi” Tiranë dhe më pas studimet e larta në Degën e Gjuhës Frënge, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës. Me një karrierë 38 vjeçare në fushën e arsimit në pozicione ndër vite si Mësuese e gjuhës frënge, Drejtore e shkollës së Mesme Tregtare Vlorë, Pedagoge e jashtme në Universitetin “Ismail Qemali” dhe pozicioni aktual si Specialiste e lartë e arsimit pranë Bashkisë Vlorë. gjatë karrierës në fushën e arsimit ka marrë pjesë në trajnime të ndryshme si brenda dhe jashtë vendit, të cilat kanë rritur dhe përditësuar njohuritë në funksion të arsimit dhe te zhvillimit profesional. Gjithashtu kam kontribuar në publikime të ndryshme për plane dhe analiza në fushën e rinisë dhe arsimit të kryera nga Bashkia Vlorë.

Anjeza Shiko

Anjeza Shiko, aktualisht drejtore e Drejtorisë së Mbrojtjes së Konsumatorit dhe Shëndetit Publik. Me eksperiencë prej 10 vitesh në sektorin e menaxhimit të buxhetit dhe 5 vite si drejtuese në administratën publike, Bashkia Vlorë. Ka mbajtur pozicionet e shefes së sektorit dhe më pas në pozicionin e drejtorit duke drejtuar më parë Drejtorinë e Pronave Publike dhe Menaxhimit të Aseteve. Ka kryer Studime dhe zotëron certifikata si Auditues i Brendshëm, dhënë nga Ministria e Financave dhe Vlerësues i Pasurive të Paluajtshme dhënë nga Ministria e Zhvillimit Urban. Ka kryer studimet në Fakultetin e Ekonomisë në të cilin është diplomuar në vitin 2003, në Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë. Prej vitit 2004 e në vijimësi punon në Bashkinë Vlorë. Master në Marketing dhe Menaxhim Financiar. Si dhe ka kryer studimet në Fakultetin e Shkencave Humane, Departamenti i Drejtësisë të cilin e ka përfunduar në vitin 2016, dhe studime Master në Shkenca Administrative përfunduar në vitin 2018.