Universiteti “Luigj Gurakuqi” – Bordi i Administrimit


Prof. Asoc. Odeta Barbullushi

Prof. Asoc. Odeta Barbullushi, aktualisht këshilltare e Kryeministrit dhe Koordinarore Kombëtare për Zonën Ekonomike Rajonale. Ka fituar titullin Profesor i Asociuar nga Universiteti i tiranes më 2015 dhe titullin PhD (Doctor of Philosophy) nga Universiteti i Birminghamit, Britani e Madhe në vitin 2009. Para studimeve doktorale, ka ndjekur studimet pasuniversitare në Universitetin e Evropës Qendrore (CEU) në Budapest dhe në Universitetin e Sussex-it, Britani e Madhe, ku ka fituar dhe çmimin e Performancës së Shkëlqyer Akademike për vitin 2003- 2004 (ëith Honors). Ka punuar për një vit (2007-2008) si Lektore me kohë të plotë pranë Qendrës për Studime Evropiane, Universiteti i Birminghamit ku ka qënë titullare e lëndës së nivelit Master ‘EU in a Globalizing Ëorld’ dhe e kurseve në nivelin Bachelor ‘Political History of Central and Eastern Europe in the XXth Century’ I dhe II. Nga viti 2011 është ‘Bashkëpunëtore Shkencore Honorifike’ pranë Universitetit të Roehampton-it, Londër. Ka një interes të vecantë në zhvillimin e shkencave sociale në Shqipëri dhe Ballkan, dhe kryesisht në ‘tranzicionin’ e fushës së kërkimit shkencor në vendet ish-komuniste. Studimet pasuniversitare dhe puna shkencore e saj janë financuar nga një numër bursash dhe çmimesh prestigjioze ndërkombëtare si bursa Sasakaëa Felloëship (2004-2005), çmimi Dorothy Hodgkins Postgraduate Award (2005-2009), bursa pasuniversitare e Institutit për Shoqëritë Hapur (Soros) (2002-2003) etj.

Dorina Kripa

Dorina Kripa, aktualisht Drejtuese projekti, Studimi i Përfitimeve ekonomike të TAP në Shqipëri, si dhe titulare e grup lëndës Ndërmjetës Financiarë. Ka kryer studimet në Financë – Kontabilitet në Universitetin e Tiranës. Ka marrë pjesë në trajnime kombëtare dhe ndërkombëtare. Në 2011 titullin Profesor I Asociuar, ndërsa më parë në 2006 ka marrë titullin Doktor, në Universitetin e Tiranës Fakulteti Ekonomik, me punimin doctoral “Tregu i Huave Hipotekore dhe Problemet e Zhvillimit të tij në Shqipëri”. Karriera e saj ka është kryesisht e fokusuar në Universitet, duke e berë njohese të mire të sistemit universitar dhe të aspekteve menaxheriale falë formimit të karakterit ekonomik që zotëron.

Namik Kopliku

Namik Kopliku, aktualisht Përgjegjës departamenti dhe pedagog pranë Departamentit të Gjeodezisë në Universitetin Politeknik i Tiranës. Studimet doktorale i ka vazhduar në Paris prej 1987-1990 pranë I.G.N. Përgjatë aktivitetit të tij pedagogjik është aktivizuar në disiplina, si Fotogrametri, Procceset fotografike, Teledeteksion, Gjeodezi hapsinore, Gjeodezi e përgjithshme, Gjeodezi inxhinjerike, përmes shkrimit të librave, leksioneve si dhe duke përgatitur programe mësimore.