Postuar më: 31/07/2018

Ushtarak për një javë

Maturantët, shkollë verore në FA

85 të rinj nga shkollat e Zyrës Arsimore të Kamzës kanëzhvilluar një trajnim një javor me Forcat e Armatosura për tënjohur nga pranë përgatitjet me forcat më elitare të ushtrisë. Nëpërmjet ushtrimeve praktike dhe teorike ata mësuan si organizohet jeta e një ushtaraku në garnizone, mësuan përdorimin e armëve dhe morën njohuri për bazën ligjore.Ministrja e Arsimit znj. Lindita Nikolla në nisje të këtij kursiinkurajoi të rinjtë të njohin dhe zhvillojnë aftësitë e tyre, jo vetëm si ushtarak por edhe të marrin profesione brenda Forcave të Armatosura. Ministrja deklaroi se kjo mënyrëaktivizimi e nxënësve, ju jep mundësi të organizojnë më mirëkohën e lirë dhe të mendojnë edhe mundësitë reale për tëzhvilluar karrierën e tyre ushtarake në shërbim të atdheut dhe marrjes së një profesioni. Këta të rinj gjatë këtij trajnimi u aftësuan edhe për të qenë qytetarë model për të dhënë kontributin edhe në komunitetet ku jetojnë. Kjo shkollë verore pritet të kthehet në një traditë nën moton, ‘Rini-Talent-Mundësi-Dinjitet’.

Të rejat e fundit