NJOFTIM PUBLIK
Në kuadër të mbështetjes për mësuesit, ju bëjmë me dije se, bazuar në Ligjin nr. 22/2018, “Për strehimin social”, të ndryshuar, Vendimin nr. 468, datë 26.7.2023 të Këshillit të Ministrave “Për trajtimin me kredi të lehtësuar të të punësuarve në administratën publike për blerjen e banesës” dhe në Vendimin nr. 400, datë 19.6.2024 të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e kuotave të përgjithshme të kredive të reja për kategoritë prioritare të të punësuarve përfitues në administratën publike”, për vitin 2024 janë miratuar 30 kuota për trajtimin me kredi të lehtësuar, për blerjen e banesës për kategorinë prioritare mësues në institucionet arsimore parauniversitare publike.
Ftohen të gjithë mësuesit e sistemit arsimor parauniversitar publik, me kontratë pune me afat të pacaktuar (definitivë), të aplikojnë nëpërmjet portalit e-Albania, deri më 14 gusht 2024, në linkun si më poshtë:
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=15809
Përfituesit përzgjidhen nga Komisioni i Vlerësimit, i ngritur pranë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit në bazë të sistemit të pikëzimit, të përcaktuar në Vendimin nr. 469, datë 26.7.2023 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e kuotave të përgjithshme të kredive të reja për kategoritë prioritare të të punësuarve përfitues në administratën publike”, brenda 10 ditë pune nga afati i mbylljes së aplikimeve.
KRITERET E PIKËZIMIT
|
|
KUSHTET E STREHIMIT | 50 |
1. Nuk dispononi banesë në pronësi. | 20 |
2. Banoni në një banesë të mbipopulluar, sipas përcaktimeve dhe normave në fuqi. | 5 |
3. Punonjës, që ka humbur banesën si pasojë e zhvendosjes nga zbatimi i një vendimi gjyqësor. | 5 |
4. Punonjës, që banon në një banesë që do të prishet pasi përjashtohet nga procesi i legalizimit, si rezultat i investimeve publike, si dhe nuk përfiton një banesë tjetër. | 10 |
5. Punonjës që banon në banesa rrezik shembjeje, që ka mbetur ose rrezikon të mbetet i pastrehe, si rezultat i fatkeqësisë natyrore. | 10 |
KUSHTET FAMILJARE/SOCIALE/PUNËSIMI | 50 |
1. Punonjës arsimor, i cili në momentin e aplikimit, është i punësuar me kohëzgjatje të pacaktuar në institucionet publike të arsimit parauniversitar. | 20 |
2. Punonjës i cili i përket kategorisë “Familje e re”, në kuptim të ligjit nr. 22/2018, “Për strehimin social”, të ndryshuar, ku të dy bashkëshortët/bashkëjetuesit janë punonjës arsimorë. | 10 |
3. Punonjës i cili punon jashtë vendbanimit mbi 100 kilometra larg e që qëndron në njësinë e vetëqeverisjes vendore, ku ndodhet institucioni publik i arsimit parauniversitar, ku punon. | 20 |
KRITERET E PIKËZIMIT NË RAST TË BARAZIMIT TË PIKËVE | |
A. KUSHTET FAMILJARE | 30 |
1. Familje një prindërore që kanë në ngarkim fëmijë ku përfshihen edhe vajzat nëna | 6 |
2. Përbëhen nga familje që kanë në ngarkim persona me aftësi të kufizuar apo persona në pension. | 5 |
3. Familjet me më shumë se katër fëmijë. | 4 |
4. Çifte të reja/të rinj me moshë jo më të madhe se 35 vjeç.
Familje të reja ku çifti i bashkëshortëve ka moshë të përbashkët totale deri 70 vjeç. |
15 |
B. KUSHTET EKONOMIKE | 12 |
1. Të paturit pasuri të luajtshme në pronësi, me vlerë nën ½ e shumës së vlerës përkatëse të banesës, për të cilën do të përfitojë kredi të lehtësuar. | 3 |
2. Të paturit pasuri të luajtshme në pronësi, me vlerë nën ¼ e shumës së vlerës përkatëse të banesës, për të cilën do të përfitojë kredi të lehtësuar. | 4 |
3. Të paturit pasuri të luajtshme në pronësi, me vlerë nën 1/8 e shumës së vlerës përkatëse të banesës, për të cilën do të përfitojë kredi të lehtësuar. | 5 |
Në rast se rezultojnë më shumë kandidatë me pikë të barabarta sesa kuotat e përcaktuara në Vendimin nr. 400, datë 19.6.2024 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e kuotave të përgjithshme të kredive të reja për kategoritë prioritare të të punësuarve përfitues në administratën publike”, përzgjedhja e tyre do të realizohet me short të përcaktuar nga MAS, në prani të të gjithë anëtarëve duke siguruar edhe filmimin e procesit.
Për më shumë informacion, klikoni linkun e mëposhtëm:
Rregullorja dhe kriteret per perfitimin e kredive nga punonjësit arsimorë
Për të aplikuar, klikoni në linkun e mëposhtëm: