Ju njoftojmë se në datën 9 mars 2016, në Amsterdam, Hollandë, do të mbahet Konferenca mbi të ardhmen e arsimit të lartë. Kjo konferencë organizohet nga Ministria e Arsimit, Kulturës dhe Shkencës e Hollandës, në kuadrin e presidencës së Hollandës në Bashkimin Evropian.
Qëllimi kryesor i Konferencës është evidentimi dhe përhapja e praktikave më të mira, si dhe të bashkojë palët e interesuara në integrimin e botës së biznesit, inovacionit dhe arsimit. Gjatë konferencës do të diskutohet mbi sfidat dhe shanset e arsimit të lartë evropian si dhe të formulohen rekomandime për Komisionin Evropian.
Informacion më të detajuar dhe praktik gjendet në adresën:
http://english.eu2016.nl/latest/events/2016/03/09/the-future-of-higher-education
Pjesëmarrja në këtë Konferencë shërben si një kontribut në zhvillimin e arsimit të lartë në vendin tonë, në implikimet kombëtare dhe globale të tij.
Ministria e Arsimit dhe Sportit inkurajon pjesëmarrjen aktive dhe dhënien e kontributeve në të.
Sjellim në vëmendje dërgimin e formularit të regjistrimit deri në katër javë përpara datës së zhvillimit të Konferencës, për arsye sigurie.
Më poshtë gjeni informacionin dhe njoftimin për konferencën