Njoftohen të gjithë të intersuarit për të aplikuar në programet e studimeve specializuese afatgjata në fushën e mjekësisë për vitin akademik 2015 – 2016, se aplikimet do të kryhen në periudhën 19 tetor 2015 deri më 26 tetor 2015.
Në faqen zyrtare të MAS do të gjeni të publikuara:
V.K.M. Nr. 808, datë 3.10.2015 ‘Për kuotat e pranimit dhe tarifat e shkollimit në programet e specializimeve afatgjata, të ciklit të tretë të studimeve, në fushën e mjekësisë, për vitin akademik 2015-2016’ në lidhjen:
Udhëzim Nr. 44, datë 16.10.2015 “Për procedurat e pranimit dhe regjistrimit në programet e specializimeve afatgjata, në fushën e mjekësisë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, për vitin akademik 2015-2016” në lidhjen:
Urdhër i përbashkët “Për disa ndryshime në rregulloren e studimeve të specializimeve afatgjata, të ciklit të tretë, në fushën e mjekësisë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, miratuar me numër protokolli 6636/1, datë 04.12.2014 dhe me numër protokolli 905/1, datë 0412.2014, e ndryshuar.” në lidhjen:
Urdhër Nr. 392, datë 16.10.2015 “Për shpërndarjen e kuotave të transferimit të studimeve, në programet e specializimeve afatgjata, të ciklit të tretëtë studimeve, në fushën e mjekësisë, nëvitin akademik 2015-2016”, në lidhjen:
Njoftim – Listat përfundimtare të renditjes së specializandëve sipas programit specializues përkatës
Shpërndarja e kuotave të specializimeve sipas rretheve
Njoftim për kandidatët e specializimeve të mjekësisë
Në përfundim të takimit të Ministres së Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla me Ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja, të zhvilluar sot në MAS, mbi shqetësimin e ngritur nga aplikantët për specializimet afatgjate në fushën e mjekësisë, u vendos që të pranohet për aplikim dokumenti i njohjes së gjuhës së huaj, në nivel B2, ose ekuivalenti përkatës për gjuhët e tjera, të parashikuar në rregulloren e specializimeve afatgjata në fushën e mjekësisë, me test ndërkombëtar ose me certifikatë të lëshuar nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja.
Kandidatët do të aplikojnë brenda afateve të parashikuara në Udhëzimin përkatës Nr.57, datë 04.12.2014
Specializantët kanë detyrimin e mbrojtjes së gjuhës së huaj deri në përfundimin e specializimit afatgjatë sipas Ligjit Nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore në fuqi.
Ky vendim i është përcjellë Universitetit të Mjekësisë, Tiranë me shkresë zyrtare.