Universiteti “Aleksandër Moisiu” – Bordi i Administrimit


Helena Papa

Helena Papa, aktualisht mban pozicionin e Drejtorit të Kabinetit të Kryetares së Këshillit të Lartë Gjyqësor. Ajo ka një eksperiencë të spikatur (mbi 10 vjecare) në fushën e drejtësisë, antikorrupsionit, qeverisjes së mirë, si dhe lirive dhe të drejtave të njeriut. Znj. Papa ka përfunduar studimet e larta në fushën e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës (1997 – 2001) si dhe studimet të plota në të drejtë franceze dhe evropiane në nivel Master II në Universitetin e Besancon, Francë (2003-2006). Eksperienca profesionale përfshin punën si avokate (2001-2003), koordinatore për parandalimin dhe luftën kunder korrupsionit pranë Departamentit të Kontrollit të Brendshëm dhe Antikorrupsion në Kryeministri (2008-2014), drejtor kabineti pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit e Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (2014-2016), eksperte ligjore në projektin e Bashkimit Evropian në Azerbajxhan (2016-2018); si dhe drejtuese projekti e Këshillit të Evropës në fushën e të drejtave të njeriut (2018-2019). Vlen të përmendet eksperienca e Znj. Papa si eksperte ndërkombëtare në fushën e antikorrupsionit, çështjeve të drejtësisë dhe të drejtave të njëriut, duke kryer ekspertiza dhe raporte vlerësuese për vende si Bullgaria, Estonia, Maqedonia e Veriut, Belgjika, Armenia, Azerbajxhani dhe Serbia dhe organizata të ndryshme si Delegacioni Bashkimit Evropian, GRECO/Këshilli i Evropës, Shkolla Rajonale e Administratës Publike, Iniciativa Rajonale Antikorrupsion, UNODC, OECD etj. Ajo ka qënë lektore e jashme dhe trajnere në Shkollën e Administratës Publike.

Ilirjana Nano

Ilirjana Nano, aktualisht mban detyrën e Këshilltares pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ka një përvojë të gjatë prej 15 vitesh në mësimdhënie. Gjatë karrierës në institucione të arsimit të lartë, ka mbajtur detyra të ndryshme si përgjegjëse departamenti, drejtuese e Njësisë së Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë, drejtuese e zyrës së kurrikulave dhe anëtare e Senatit Akademik. Mban gradën shkencore “Doktor”, fituar në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, Master i Shkencave në Studime Europiane dhe diplomën universitare “Jurist” po nga Fakulteti i Drejtësisë të UT. Ka punuar si eksperte në projekte të ndryshme të organizatave ndërkombëtare si OSBE, USAID, IOM etj., si dhe është bashkëpunëtore e disa qendrave dhe instituteve në Shqipëri. Dr. Ilirjana Nano ka qenë koordinatore e Grupit të Masave Antikorrupsion në kuadër të Reformës në Sistemin e Drejtësisë. Pranë Shkollës Shqiptare të Administratës Publike (dhe Institutit të Trajnimit të Administratës Publike) ka kryer një numër të madh trajnimesh si trajnere për çështjet e etikës në administratës publike, konfliktit të interesave dhe antikorrupsionit. Gjithashtu kryen detyrën e anëtares së Komiteteve të Pranimit në Shërbimin Civil pranë Departamentit të Administratës Publike.Prej vitit 2004 mban edhe titullin Avokat, lëshur nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë. Dr. Ilirjana Nano është autore e një numri artikujsh në revista shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe bashkëautore e disa manualeve në fushën e konfliktit të interesave.

Oltion Rrumbullaku

Oltion Rrumbullaku, aktualisht pedagog pranë Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës, ku zhvillon leksionet në lëndët e “Taksimit” dhe “Drejtimit Fiskal”. Autori i librit “Taksimi”. Z. Rrumbullaku punon edhe si Menaxher Programi pranë IDRA Research & Consulting, duke realizuar një numër të konsiderueshëm projektesh kërkimore për shumë institucione ndërkombëtare si BERZH, Banka Botërore, OECD, ILO, si edhe në projekte të Bashkimit Europian që kanë të bëjnë me zhvillimin e kapaciteteve në qëndrat e integruara të shërbimeve dhe administratën publike. Përveçse detyrave si pedagog dhe kërkues, Oltioni merr pjesë aktive në median vizive dhe atë të shkruar nëpërmjet opinioneve dhe komenteve për çështje ekonomike dhe jo vetëm. Po ashtu në kohën e lirë preferon të angazhohet si vrapues i distancave të mesme dhe si ngjitës në malet shqiptare.