Universiteti “Eqrem Çabej” – Bordi i Administrimit


Ermelinda Kordha

Ermelinda Kordha, aktualisht është Profesore e Asociuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti I Ekonomisë, Departamenti i Marketingut. Ka përfunduar studimet e larta si “Menaxhere biznesi” në profiling Marketing, në në Universitetin e Vlorës, “Ismail Qemali”, ku edhe ka filluar karrierën e saj fillimisht si asistent pedagoge, duke fituar më tej titujt akademikë Lektor e Docent. Ka vazhduar e përfunduar kulaifikimet Master dhe Doktoraturë me sukses, pranë Universitetit të Tiranës, Fakultetit të Ekonomisë, Departamentit të Marketingut. Titulli Professor i Asociuar i jepet po në këtë Fakultet. Përveç studimeve dhe kualifikimit në Marketing, përgjatë karrierës akademike e profesionale ajo ka marrë kualifikime të vazhdueshme, edhe në fushën e turizmit, duke u fokusuar kryesisht në përdorimin e mjeteve dixhitale dhe teknologjive elektronike në ekonomi, marketing e turizëm, por edhe në metodat e kërkimit. Puna kërkimore shkencore në fushën e mediave dixhitale dhe turizmit, ka spikatur përmes pjesëmarrjes në projekte të ndryshme kërkimore, si edhe numrit të madh të artikujve të botuar në librat e konferencave dhe revista kombëtare e ndërkombëtare. Është autore e parë e një monografie mbi strategjitë e ICT dhe zhvillimit të shoqërisë së informacionit, të botuar nga Springer në 2015. Angazhimi i saj profesional përfshin gjithashtu pozicione si eksperte, konsulente, trainuese për organizata të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare. Ajo ka mbajtur postin e Kryetares së Këshillit të Administrimit për 4 vjet në Universitetin e Vlorës.

Dorina Mastora

Dorina Mastora, aktualisht Drejtor Dege pranë Societe General. Si bankë me frymë Europiane zhvillimet e garave për arritje rrezultatesh dhe performancë të shkëlqyer ka qënë një nga tipologjitë e karierës së kësaj Banke. E spikatur në arritjen e objektivave, Banka vendos të promovojë në Titullin Koordinatore e Degës dhe menjëherë pas arritjeve në menaxhim vjen promovimi në Drejtore Dege në Tetor të vitit 2011. Studimet e larta i ka kryer në dy fusha, fillimisht në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja për Degën Anglisht dhe më pas në Fakultetin Ekonomik pranë Universitetit të Gjirokastrës. Mësimdhënia ka qenë profesioni i saj i parë, si mësuese në një Qendër Profesionale. Për të kaluar pas përfundimit të studimeve në Oficere kredie në nëj bankë të nivelit të dytë. Eksperiencat profesionale në Bankë i kanë shërbyer njëkohësisht si një Shkollë Autoriteti dhe ndërmarrje përgjegjësish, përballje me zgjidhje problemesh komplekse, menaxhim stafi dhe ndërrmarrje vendimesh nën përgjegjësi personale. Te gjitha këto ndikojnë në forcimin e personalitetit dhe rritjen e ndërgjegjësimit për t’i kontribuar komunitetit.

Maksim Hoxha

Maksim Hoxha, aktualisht Kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së qarkut Gjirokastër si dhe anëtar kryesie në unionin e dhomave të tregëtisë. Gjatë viteve 1994-2019 në sektorin privat, atë të shërbimeve, operator turistik, kompleks hoteleri. Diplomuar në fakultetin e Shkencave të Edukimit në Universitetin Eqerem Çabej, Dega Cikli i ulët.