Instruksionet:
Aplikanti dorëzon dosjen e tij të aplikimit pranë MAS.
a) Formulari i aplikimit për njëvlershmëri.
b) Fotokopjen e dokumentit të identifikimit.
c) Diplomën e shkollës së mesme (të përkthyer dhe të noterizuar).
d) Dëftesat origjinale të të gjitha viteve të shkollës së mesme (të përkthyera dhe të noterizuara).
e) Dokumentin që vërteton dhënien e provimeve të barasvlershme me Maturën Shtetërore në Shqipëri. (vërtetim për panelines – Greqia, certifikatë – Italia, vërtetim pikët e arritura – Kosova etj.). Në këtë dokument të jenë pasqyruar rezultatet për çdo lëndë të dhënë provim kombëtar.
f) Dëshminë e njohjes së gjuhës shqipe, lëshuar nga Universiteti i Tiranës.
g) Kopje të noterizuar të lejes së qëndrimit (për të huajt).
Aplikanti nuk paguan asnjë lloj tarife.
Formulari i aplikimit për njëvlershmëri për punësim
Formulari i aplikimit për njëvlershmëri për studime
Udhëzimi i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës