Bordet e Administrimit të Universiteteve

Me Urdhër Ministri është bërë hapja e procedurave të përzgjedhjes së anëtarëve të bordit të administrimit, për mënyrën e vlerësimit të kandidatëve dhe afatin e dorëzimit të dokumentacionit.

Është ngritur komisioni ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të bordit të administrimit të institucioneve publike të arsimit të lartë. Komisioni ad hoc ka shqyrtuar dokumentacionin e paraqitur nga kandidatët, ka hartuar listën e kandidatëve sipas kritereve ligjore të përcaktuara sipas Vendimit nr. 782, datë 26.12.2018 të Këshillit të Ministrave.

Ne fazën e parë të hapjes së thirrjes kanë aplikuar 123 kandidatë për anëtarë të bordit të administrimit për 12 IAL dhe janë përzgjedhur kandidatët për borde administrimi për 9 IAL:

–              Universiteti i Arteve;

–              Universiteti Politeknik i Tiranës;

–              Universiteti Bujqësor i Tiranës;

–              Universiteti i Sporteve;

–              Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës;

–              Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkodër;

–              Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë;

–              Universitei “Aleksandër Xhuvani”;

–              Universiteti ‘Fan. S. Noli”.

 

Ne fazën e parë nuk arritën të plotësoheshin bordet e administrimit të 3 IAL-ve për mungesë te kandidaturave: Universiteti i Tiranës, Universiteti i Mjekësisë dhe Universiteti “Eqrem Çabej” Gjirokastër. Me Urdhër Ministri është rihapur thirrja për anëtar bordi në tri IAL-të përkatëse si edhe janë përzgjedhur edhe anëtarët.

Aktualisht të 12 IAL-të janë plotësuar me anëtarët përfaqësues te Ministrisë se Arsimit, Sporti dhe Rinisë (MASR), përveç anëtarëve të përzgjedhur nga studentët. Procesi i përzgjedhjes për anëtarët e bordeve të administrimit nga studentët ka përfunduar vetëm në IAL-të që vijojnë:

–              Universiteti i Arteve;

–              Universiteti Bujqësor i Tiranës;

–              Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë.

Prioritare