Organizimi i veprimtarisë kundër dopingut në Shqipëri
Veprimtaria kundër dopingut në Republikën e Shqipërisë realizohet nëpërmjet Organizatës Kombëtare Antidoping, e cila është organizatë jofitimprurëse, e themeluar nga jo më pak se tre federata shqiptare të sporteve olimpike. Organizimi dhe funksionimi i Organizatës Kombëtare Antidoping bëhen sipas statutit të miratuar nga ministri përgjegjës për sportin dhe gjykata kompetente.
Përkufizime
1.“Agjencia Botërore e Antidopingut” është organizatë ndërkombëtare e pavarur jofitimprurëse, e cila drejton veprimtarinë kundër dopingut në sport, e themeluar dhe e financuar në mënyrë të barabartë nga lëvizja sportive botërore.
2.“Dopingu në sport” është përdorimi apo administrimi prej sportistëve i substancave doping dhe i metodave doping, të klasifikuara si të tilla në listën vjetore të Agjencisë Botërore të
3.“Organizata Kombëtare Antidoping” është organizata jofitimprurëse që ushtron veprimtarinë kundër dopingut në Republikën e Shqipërisë.
KREU IX (ligji 79/2017 “Për Sportin”)
ANTIDOPINGU NË SPORT
Neni 43
Përdorimi i substancave dhe metodave doping
1.Në procesin stërvitor dhe në veprimtaritë sportive është i ndaluar përdorimi i substancave dhe metodave doping.
2.Lista e substancave dhe metodave doping të ndaluara në Republikën e Shqipërisë është e njëjtë me ato të miratuara nga Agjencia Botërore e Antidopingut.
3.Përdorimi i substancave dhe metodave doping, si dhe nxitja për përdorimin e tyre dënohen sipas normave ndërkombëtare, të pranuara nga federatat përkatëse.
Neni 44
Organizata Kombëtare Antidoping
1.Veprimtarinë kundër dopingut në Republikën e Shqipërisë e ushtron Organizata Kombëtare Antidoping. Organizata Kombëtare Antidoping është organizatë jofitimprurëse, e themeluar nga jo më pak se tre federata shqiptare të sporteve olimpike. Organizimi dhe funksionimi i Organizatës Kombëtare Antidoping bëhen sipas statutit të miratuar nga ministri përgjegjës për sportin dhe gjykata kompetente.
2.Ndryshimet statutore miratohen nga ministri përgjegjës për sportin, brenda 60 ditëve nga data e depozitimit të dokumentit me ndryshimet përkatëse. Pas kalimit të këtij afati, ndryshimet statutore konsiderohen të miratuara në heshtje. Pas përfundimit të kësaj procedure, ndryshimet statutore regjistrohen në gjykatë.
3.Organizata Kombëtare Antidoping mund të financohet me fonde të dhëna nga Buxheti i Shtetit, organizmat ndërkombëtarë në të cilat aderon, federatat shqiptare të sportit, si dhe burime të tjera të ligjshme.
4. Ministria përgjegjëse për sportin njeh vetëm një Organizatë Kombëtare Antidoping dhe asnjë organizatë tjetër nuk mund të ushtrojë atributet e
5.Organizata Kombëtare Antidoping ndërmerr masat e nevojshme, sipas Konventës Europiane Antidoping, për kontrollin antidoping të sportistëve dhe merr masat e parashikuara ndaj personave që përdorin ose nxisin përdorimin e dopingut.
6.Federatat shqiptare të sportit pranojnë autoritetin e Organizatës Kombëtare Antidoping për kontrollin e sportistëve, anëtarë të tyre, dhe dënimin e përdoruesve të dopingut. Ky detyrim përcaktohet në statutin e federatës.
7.Organizata Kombëtare Antidoping dhe të gjitha organizatat sportive janë të detyruara të respektojnë antidopingun, sipas përcaktimeve të bëra në dispozitat e Konventës Ndërkombëtare Kundër Dopingut në Sport, 2005, të ratifikuar nga Republika e Shqipërisë me ligjin nr. 9623, datë 16.10.2006, “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën Ndërkombëtare kundër Dopingut në Sport, 2005”, dhe Konventës Europiane Antidoping të vitit 1989, të ratifikuar nga Republika e Shqipërisë me ligjin nr. 9242, datë 17.6.2004, “Për ratifikimin e Konventës Europiane Antidoping, 1989”.
THE OFFICIAL TEXT OF THE PROHIBITED LIST 2024 IN ALBANIAN AND ENGLISH
VENDIM I ORGANIZATËS KOMBËTARE ANTIDOPING TË SHQIPËRISË (OKAD)
ORGANIZATA KOMBËTARE ANTIDOPING (OKAD) – PËRJASHTIM PËR PËRDORIM TERAPEUTIK (TUE) FORMULAR APLIKIMI